E rëndë në Durrës/ Po lahej në pishinë, mbytet i mituri

252
Sigal

Një fëmijë ka humbur jetën në Durrës këtë të Mërkurë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet që i mituri është mbytur teksa lahej në pishinë.

“Rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.