Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik/ Makina përplas motoçikletën, një i plagosur

439
Sigal

Një aksident me një të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e nxjerrë nga rruga. Për pasojë është plagosur drejtuesi i saj.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.