Habit Stresi, bën deklaratën e fortë për Elvana Gjatën pak orë para koncertit, i thotë të gjitha publikisht

586
Sigal

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi ka shprehur hapur pëlqimin e tij për këngëtaren Elvana Gjtaa. Me anë të një statusi që ka publikuar në Instagram, Stresi shkruan se të gjithë këngët e kënduara në Festivalin e RTSh-së do të harrohen dhe nuk do t’I mbajë mend njeri, përveç asaj të Elvanës.

Këto fjalë, Stresi i shkruan krahas një video ku shihet një djalë i vogël që këndon këngën e vetë reperit “Bohem”, me të cilën nuk kaloi dot në finale.

Roani mendoni se shum të rinj të Shqipërisë do i këndojnë sonte këngët përmendësh të natës finale do thoja këngën e @elvanagjataaaa po sepse e meriton ka sjellë një super super super hit në këtë festival por shumicën e këngëve sdo i mbajë mend njeri jo… ohhh No,”- shkruan reperi krahas videos.

Mbrëmjen e sotme transmetohet finalja e Festivalit të RTSh-së, ku pretendet kryesore për çmimin janë përfolur Arilena Ara dhe Elvana Gjata. Presim për të parë si do të shkojë gjithçka.