Aksident i frikshëm në Pirgos të Greqisë/ Makina del nga rruga dhe përplas motorin që drejtohej nga një shqiptar! Tre të plagosur

47
Sigal

Tre persona u plagosën të premten pasdite në qendër të qytetit të Pirgosit në Peloponez.

Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga një shtetas grek doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe u përplas me një motoçikletë që drejtohej nga një shtetas shqiptar dhe një autoveturë që drejtohej prej një shtetase greke.

Në vazhdim automjeti që shkaktoi aksidentin hyri brenda një lokali duke plagosur një klient që ndodhej në lokal.

Drejtuesi i automjetit u ndalua dhe do të dërgohet në gjykatë me akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa tre të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.