Aksident i frikshëm në autostradën e Durrës – Rrogozhinë, nuk mban distancë nga mjeti i cili frenon,‘Audi’ fluturon në arë…

53
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 17:30 në autostradën Durrës-  Rrogozhinë, afër mbikalimit në Lekaj.

Mësohet se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volkswagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.

Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.