Përfshihet nga flakët një banesë dykatëshe në fshatin Mënik të Tiranës.
Zjarri është i përmasave të mëdha. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa pritet që të tjera detaje të zbardhen në vijim.




















