Adoleshentja nga Puka i jep fund jetës tragjikisht, zbulohet shkaku

480
Një adoleshente i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetvarur me litarë rreth 500 m, larg nga banesa e saj.
Policia bë të ditur se ishin familjarët ata të cilët e gjetën 17-vjeçaren të vetvarur. Ndërsa lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje mësohet se e reja vuante nga depresioni dhe më parë kishte kryer veprime të tillë, të cilat ishin parandaluar nga familjarët.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 08.07.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasen D. K, 17 vjece, banuese në fshatin Pletë, Njësia Administrative Luf – Qerret, Pukë, sepse në orën 16:30, është gjetur nga familjarët, në një distancë rreth 500 m nga banesa, e vetvarur, me një litar në një pemë, me pasojë vdekjen. Nga veprimet hetimore ka rezultuar, gjendja e depresionit, e cila ka tentuar dhe herë të tjera në forma të ndryshme që të kryejë të tilla veprime, gjë që është parandaluar nga familjarët. Vepra penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” Neni 99 i Kodit Penal.
Sigal