60-vjeçari vdes në kafene, familjarët: ambulanca 30 minuta vonesë

452
Vdekja e një 60­-vjeçari në një lokal në qendër të qytetit të Korçës teksa konsumonte një kafe është bërë shkak që familjarët të hedhin akuza ndaj shërbimit spitalor pasi pretendojnë se, ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes. Sipas të dhënave të para, 60-­vjeçari Rexhep Zerolli dyshohet se ka pësuar infarkt ndërsa ndodhej me familjarët e tij në një lokal. Familjarët pretendojnë se, kanë pritur mbi 30 minuta për mbërritjen e ambulancës, por pas gjithë asaj kohe ka qenë shumë vonë për 60­ vjeçarin. Kunati i viktimës, Andrea Sholla ka treguar shokun e përjetuar nga ngjarja duke kërkuar reagimin e instancave dhe vendosjen para përgjegjësisë të mjekëve. “Ambulanca erdhi thuajse 40 minuta me vonesë. Do bëjmë denoncim jo për të dënuar por për të ndërgjegjësuar bluzat e bardha që janë në shërbim të popullit jo thjesht rrogëtarë. Mjekët janë të papërgjegjshëm dhe pashpirt”, u shpreh ai.
Sigal