58- vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Bilishtit, dyshohet se i ra infarkt

261
Sigal

Një person është gjendur pak më parë i mbytur në një rezervuarin e Koshnicës, në Bilisht.

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 58-vjeçar, i cili vuante nga zemra dhe dyshohet që i ka rënë infarkt gjatë futjes në rezervuar.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.