300 punonjës të Portit të Durrësit protestë kundër firmës gjermane

503
Rreth 300 punonjës të kompanive të ndryshme të ngarkim shkarkimit në Portin e Durrësit po protestojnë kundër firmës gjermane EMS e cila shfrytëzon kalatën lindore të këtij porti. Kompania gjermane kërkon të merret vete edhe me procesin e ngarkim shkarkimit te kontejnerëve, pasi ka fituar koncesionin për shfrytëzimin e kalatës lindore të portit të Durrësit. Por, sipas protestuesve, hyrja e firmës EMS në Port lë të papunë rreth 300 punonjës, ndaj ata kërkojnë që të zbatohet ligji i konkurrencës dhe të mos monopolizohen shërbimet në Port.
Sigal