3 të plagosur mes tyre një shqiptar, gjatë një sherri me thika për drogën në Rimini

408
Një sherr i dhunshëm me thika është zhvilluar rreth mesnatës së shkuar në plazhin e Ricciones.
Plagosen tre të rinj 18 vjeçarë, mes tyre dhe një shqiptar po 18 vjeç, rezident në qytetin e Komos. Gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.
Zotërimi i territorit në trafikimin e lëndës narkotike ka qënë shkaku i një sherri të dhunshëm mes dy grupeve rivale italianë e afrikano-veriore, natën e shkuar në plazhin e Ricciones në provincën e Riminit, gjatë një koncerti të Radio Dee Jay, në sheshin “Roma”.
Tre prej tyre të moshës 18 vjeçare mes të cilëve dhe një shqiptar kanë marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë.
Shqiptari 18 vjecar, rezident në qytetin e Komos është plagosur në gjoks nga një thikë ushtarake e i është nënshtruar një operacioni delikat kirurgjikal.
Gjëndja shëndetësore e shqiptarit është preokupuese, ndërsa dy të rinjtë e tjerë të plagosur kanë marrë ndiihmën mjekësore e gjatë oëve në vazhdim pritet dalja e tyre nga spitali.
Personat që kanë sulmuar me thikë të tre të rinjtë e plagosur janë larguar nga vendngjarja e janë në kërkim nga forcat e rendit.
Policia Italiane ka mundur të rekuperoj armën e ftohtë e në bashkëpunim me dëshmitë e personave të pranishëm po përpiqet të zbardhë gjtihcka ndodhi.
Momentalisht janë në gjëndje arresti 7 persona, dy italianë, shqiptari i plagosur e tre afrikano verior e një egjiptianë. Akuza ndaj tyre është gridje e dhunshme me pasoja të rënda. Policia italaine ka identifikuar autorin e plagosjes së tre të rin jve e po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal