LRI mbyll kampingun e Jalës, Tavo: Meta frymëzimi ynë, LRI shpirti

325
LRI mbylli kampingun veror në Jalë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin deputetët Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas Panaritit, të rinjtë japin garancinë që të gjitha objektivat të realizohen.
“Mendoj që me ju së bashku ne kemi garancinë, që të gjitha ato objektiva ambicioze që kemi vënë përpara do t’i realizojmë, sepse me këtë rini plot energji, me këtë rini të kultivuar, të edukuar nuk ka gjë që nuk arrihet.
Unë dëshiroj dhe besoj që vitin që vjen do të jemi më shumë, sepse ne çdo vit rritemi. Ju e shikoni që ky kamping ka tendencën të rritet, të shumëfishohet me pjesëmarrje të re, me energji të reja, por ajo që është kryesore, është që nëpërmjet këtij kampingu, ne rrezatojmë një frymë të cilën nuk ka mundur ta realizojë asnjë forcë politike, frymën e solidaritetit. Kampingje të tilla i organizon vetëm LRI-ja, kampingje të tilla i organizon vetëm LSI-ja”, – shtoi z. Edmond Panariti.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo tha se sekreti i rritjes së LSI, është LRI-ja
Vangjel Tavo: “Dua të them që Lëvizja Socialiste për Integrim vërtetë është një parti e re, por është forca politike më dinamike në vend, është forca politike që rritet përditë numerikisht, por edhe nga ana cilësore dhe kjo ka një sekret. Ka një sekret që në fakt ne e dimë të gjithë dhe nuk është aspak për t’u mbajtur i fshehtë, por mund të bëhet publik.
Ka një lider që quhet Ilir Meta, ai është frymëzimi për të gjithë ne. Ka një sekret tjetër, dhe sekreti tjetër jeni ju, është LRI-ja që ne si forcë politike na bën krenar.
Jeni ju, jeni shpirti i LSI-së. Është LRI-ja frymëzuesja jonë e më të rriturve, jeni ju që na jepni energji nga energjia juaj dhe na jepni fitoren ashtu sikurse ka qenë fitorja e 21 qershorit për LSI-në, jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë ku LSI-ja ka patur një rritje spektakolare. Dhe unë gjej nga rasti të falënderoj LRI-në e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë por pa dyshim për Gjirokastrën time.
LSI-ja është forca politike që investon për të tashmen, investon për ju për të pasur një të ardhme të sigurt”, – theksoi deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.
Pas përmbylljes së aktiviteteve pjesëmarrësit e kampingut të LRI-së kanë ndërmarrë edhe një aksion vullnetar në shërbim të komunitetit dhe ambienteve publike për pastrimin e plazhit të Jalës nga mbeturinat.
Sigal