‘17-vjeçari tentoi të mbronte të atin’/ Babai po merrte djalin nga shkolla, u vranë në hyrje të një lokali

100
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, në rrethana që ngelen mister. Mendohet se dy të plagosurit ka dyshime e janë kalimtarë të rastit.

Djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet.

Në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Mësohet se 17-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca. Po ashtu thuhet se djali i kishte dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë.