Flet Dr. Ardian Elezi: Sfidat e përmbarimit gjyqësor privat, në kërkim të strategjisë mes shpresës dhe zhgënjimit

365
Sigal


Intervistë me Dr.Ardian Elezi, kandidat për kreun e Dhomës së Përmbaruesve Gjyqësor Privat,

Zgjedhjet me probleme të Asamblesë më Dt 24.09.2022

Mungesa e një kuadri ligjor, rregullator dhe insitucional të mbikqyrjes së tregut financiar që cënon dhe prish imazhin, konkurencën në këtë  treg dhe që afekton në mënyrë thelbësorë në punën dhe veprimtarinë tonë përmbarimore, ka bërë që një numër subjektesh, operatorësh jo të licensuar me shumëllojshmëri emrash të lulëzojnë dhe ushtrojnë këtë aktivitet në informalitet duke kërcënuar veprimtarinë e ligjshme përmbarimore.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë është organizata që përfaqëson përmbaruesit privatë shqiptarë. Përmbaruesit privatë ekzekutojnë vendimet gjyqësore dhe titujt ekzekutiv.  Sot në një intervistë për “Telegraf” flet Dr. Ardian Elezi kandidati për kreun e Dhomës së Përmbaruesve. Elezi analizon gjendjen e këtij shërbimi , paltformën e garës në zgjedhje dhe problematikat kryesore. Sipas përmbaruesit disa nga shqetësimet konsistojnë në ngërçin në sistemin e drejtësisë, vakancat në organet gjyqësore, mungesa e kapaciteteve të tyre, ndryshimet ligjore dhe proceduriale në afatet e papërcaktuara në lëshimin e urdhërave të ekzekutimit.

1-Ju keni një eksperiencë të gjatë në shërbimin përmbarimor, si është gjendja e këtij shërbimi sot?

Prej më shumë së 1 dekade jam përfshirë në këtë profesion të lirë, dhe pothuajse kam një eksperiencë të gjatë po aq dhe të lidhur më këtë shërbim, si atë të vjeljes së kredive të këqija, po ashtu edhe në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në referim të ligjeve përkatëse të tyre.

Në eksperiencën time në këtë shërbim, megjithë hapat ligjor dhe insitucional të bërë, progresin e arritur përgjatë këtyre viteve atë të kalimit me sukses të fazës së parë të prezantimit të këtij shërbimi publik me baza private, eficencës dhe efektivitetit të arritur në raport me shërbimin alternativ shtetëror, sot mund të themi që gjendja është në një sistuatë stanjacioni, ku ky shërbim nuk po përjeton ditët më të mira të tij. Efektet e tërmetit, të krizës nga situate e pandemisë COVID 19, kriza rajonale dhe globale që erdhën nga konflikti i Luftës në Ukrainë, janë ndër faktorët e jashtëm që ndikuan në pjesën e tyre në këtë krizë dhe gjendje, për t`i shtuar atyre edhe faktorë apo elementë të brendshëm që afektojnë në këtë situatë, të tilla si ngërçi në sistemin e drejtësisë, vakancat në organet gjyqësore, mungesa e kapaciteteve të tyre, ndryshimet ligjore dhe proceduriale në afatet e papërcaktuara në lëshimin e urdhërave të ekzekutimit, ka shkaktuar shumë vonesa duke mbajtur pezull daljen e urdhërave të ekzekutimit për titujt ekzekutiv, që janë fushë e veprimtarisë sonë. Ky është një shqetësim ku kërkohet një riorganizim seksionesh të caktuara vetëm për trajtimin e titujve ekzekutiv dhe lëshimin e urdhërave të ekzekutimit nga ana e gjykatës. Sikundër kërkohet edhe krijimi i profileve të gjyqtarëve vetëm për çeshtjet dhe problemet me pjesën e IV të ekzekutimit të detyrueshëm, si nivel i lartë i ekspertizës profesionale dhe gjyqsore të tyre që do të kontribuonte dhe në njësimin e shpejtë të praktikave gjyqësore në këtë drejtim.

Shqetësim mbetet keqpërdorimi i antarëve të Këshillit (në duet apo në emër gjasme të empatisë ndaj përmbaruesve të gatshëm për t`u sakrifikuar dhe keqpërdorur me qëllime abuzive nga interesat e kryetarit)

Mungesa e një kuadri ligjor, rregullator dhe insitucional të mbikqyrjes së tregut financiar që cënon dhe prish imazhin, konkurencën në këtë  treg dhe që afekton në mënyrë thelbësorë në punën dhe veprimtarinë tonë përmbarimore, ka bërë që një numër subjektesh, operatorësh jo të licensuar me shumëllojshmëri emrash të lulëzojnë dhe ushtrojnë këtë aktivitet në informalitet duke kërcënuar veprimtarinë e ligjshme përmbarimore. Regullimet tarifore dhe nxjerrja e akteve nënligjore për aktivitetet tona dytësore të veprimtarisë sonë përmbarimore, dhe unifikimi i zbatimit tarifor të udhëzimit përmbarimor janë sfida të sistemit tonë të brendshëm, që i shtohen si element dhe faktor analize risku i gjendjes së matricës sonë etj etj.

2- Në zgjedhjet për kreun e Dhomës, ju kishit paltformën tuaj të garës, ku konsistonte shkurt ajo? Po kandidatët e tjerë kishin një platformë? Si shkoi ecuria e saj?

Zgjidhja e problemeve kërkon ndërgjegjësim, bashkim, lobim, ku Dhoma të shërbejë si tavolinë diskutimi për të gjithë opinionin dhe eksperiencat e gjithësecilit, jo të trumbetohen si qëndrime dhe vendime personale të askujt përfaqësues i saj, të shoqëruara me mllef, inate, fyerje etj…Platforma garuese e vinte theksin ndër të tjera në një decentralizim të pushtetit dhe ushtrimit të kompetencave të kryetarit, adaptimit të një stili drejtimi vendimarrës me pjesëmarrjen e të gjithëve dhe në tranpsarencë; duke garantuar intstrumentat e duhur të saj, përmes rritjes së bashkëpunimit dhe kohezionit midis anëtarëve, përmes thithjes së mendimit të gjithësecilit, ngritjen e Këshillit të të Urtëve, përfshirjen ex office të alternativës sfiduese në vendimarrje konsultuese e orientuese, organizimin e tavolinave të rrumbullakta, daljeve dhe promovimit publik, ruajtjes, garantimit dhe përmirësimit publik të figurës dhe imazhit të përmbaruesit ndaj sulmeve të padrejta që i bëhen, krijimit të profilit të përmbaruesit të medias, audioregjistrimin vizual të mbledhjeve dhe vendimarrjeve të organeve,  digitalizimin e akteve, krijimin e bibliotekës digitale të aksesueshme me aktet, praktikën e njehësuar të vendimeve gjyqësore, doktrinale si guida orientuese në punën e cdo përmbaruesi, përmirësimet ligjore dhe nxjerrjen e akteve nënligjore me fokus veprimtarinë dytësore të fushës së veprimtarisë sonë përmbarimore, rregullimet tarifore, saktësimet dhe mirëpërcaktimet e termave për të shmangur ambiguiditetin në interpretimin dhe zbatimin e tyre, rregullimin e tregut financiar dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme duke denoncuar rastet abuzive dhe deformimet e tregut financiar dhe të fushës së ekzekutimit të detyrueshëm,  dimensoni dhe përgjegjësia sociale e fokusuar në veprimtarinë e punës sonë si dhe ruajtjen e marrëdhënieve etike  etj.

Në një organizëm publik profesional si ky i shërbimit përmbarimor privat (profilit dhe formatit NGO), organizimi dhe funksionimi i brendshëm dhe raportet me organet drejtuese dhe palët e treta duhet bashkëpunim dhe bashkërendim forcash dhe përpjekjesh nga të gjithë antarët për të kontribuar në rritjen dhe forcimin e pavarësisë profesionale të këtij shërbimi përmes saj. Adaptimi i një qasje etatiste, përqëndrimi dhe përdorimi abuziv i kompetencave të kryetarit si i gjithëpushtetshëm dëmton së pari, kohezionin e brendshëm të këtij grupimi, interesat e antarëve të saj si dhe cënon bashkëpunimin ndërinstitucional si dhe besimin e qytetarëve në këtë shërbim.

Duhet shmangur perceptimi se Dhoma dhe Kryetari ngjall frikë, panik e të kall datën, ku raportet mes tij dhe antarëve të Këshillit, qëndrimet dhe vendimet e tyre janë të lidhura dhe të tilla të fokusuara vetëm me respektimin e standarteve dhe Kodit të Etikës së Punës dhe Veprimtarisë së Përmbaruesve.Po ashtu, keqpërdorimi i antarëve të Këshillit (në duet apo në emër gjasme të empatisë ndaj përmbaruesve të gatëshëm për t`u sakrifikuar dhe keqpërdorur me qëllime abuzive nga interesat e kryetarit) dhe strukturave enkas të ngritura sipas modeleve të ekranizimit (që cëdojnë si krahasime, emrave që përmenden) si “Skëndërbeu me Gjinin që don shpatën në luftë kundër përmbaruesve”, “Sali Protopapa me Bamkën kush përmbarues Dash Kopeje nga antarësia bën kakërdhi”, ku drejtuesit (kolegët tanë)dhe organet të shihen si “Ali Pasha Lepe-Peqe, Ali Baba”, ku organet dhe këshilli drejtues (ku pa i paragjykuar dëshirat dhe vullnetet e tyre si përpjekje të mira) me qëndrimet dhe vendimet personale, jo të mbështetura në ligj vënë këmbën dhe zhgunin e tij mbi shpinën dhe qafën e kërrusur të halleve të mëdha të përmbaruesve.” Profili i kryetarit është si njëri prej nesh, së pari përmbarues që punon, angazhohet e sakrifikon në përditshmërinë e vet për të nxjerr bukën e femijëve dhe familjes së vet, dhe ku përgjegjësi që merr si drejtues konsiderohet si vlere e shtuar për sakrificat dhe përballjen me sfidat e shumta, që haset dhe ballafaqohet ky shërbim, për të mirën e përgjithshme të tij. Ne vlersojme përpjekjet dhe kontributin e gjithësejcilit si pjesë e trashëgimisë së të mirës së përbashkët. Këto precepsione duhen shmangur në raportet mes kolegëve, dhe platforma ime kishte në fokus një “cmitizim” të kësaj figurë të fryrë dhe egocentrike brenda një koncepti strategjik të lidershipit bashkëpunues, kreativë, motivues dhe që krijon kimi me të gjithë antarsinë, organet dhe institucionet bashkëpunuese. Platforma ime mbron dhe garanton paprekshmërinë e përmbaruesve ndaj çdo arbitrariteti tendecioz, duke ndërgjegjësuar për transparencë, për përgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës në përputhje me ligjin, aktet nënligjore, respektimin e Kodit të Etikës, respektimit të të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve të palëve debitore – kreditore në balancë dhe harmoni me njëri tjetrin. Konkurentët e tjerë që dolën për habi dhe për hir të vërtetës nuk shfaqën dhe prezantuan ndonjë platformë garuese. Me gjithë respektin për secilin prej tyre, për ambiciet e shfaqura m`u duk habi prezantimi dhe mënyra e kërkimit të besimit dhe votëbesimit për një sfidë të tillë.Brenda limiteve të kohës dhe mundësive që kisha tentova të jem i vërtetë, serioz dhe i sinqertë me gjithë kolegët pa asnjë dallim, duke tentuar t’i takoj, diskutoj, çoj mesazhin dhe pikat e platformës sime. Në takimet me to të shtrira në gjeografinë e ndodhjes dhe ushtrimit të aktivitetit të tyre kam parë gjendjen, situatën, përjetimet e tyre dhe deri drithëruese, kam diskutuar dhe ndarë shqetësimet e përbashkëta duke i reflektuar në platformë për zgjidhje, si një mundësi zgjidhjeje, si një alternativë për të ngjallur shpresën dhe optimizmin, për të gjetur së bashku dritën në fund të këtij tuneli që ndodhemi. Përtej pritshmërive premtuese i respektoj të gjithë ata që u shfaqën drejtpërdrejtë qoftë atyre që votuan, apo atyre të tjerëve që nuk votuan për arsyet e veta ku megjithë perjetimet e konstatuara dhe sindromin zhgënjyes për fat të keq të hasur që ndjek lidhur me to. Për fat të keq, në kundërshtim me ligjin organik përmbarimor, statutin e Dhomës, si dhe kthim përgjigjen orientuese, ezauruese dhe shteruese  të Ministrisë së Linjës së Drejtësisë (që monitoron, kontrollon këtë veprimtari në kuptimin e ligjit të saj organik, të funksionimit dhe organizimit të saj, si dhe atij përmbarimor, si dhe sistemin e ekzekutimit të drejtësisë, me fokus të veçantë parandalimin e shkeljeve të ligjit) të shkresës së kolegëve të caktuar përmbarues që kishin adresuar ndër të tjera për legjitimitetin e Kreut të Dhomës, ku janë ezauruar 2 mandate për të, po ashtu edhe për anëtar të Këshillit Drejtues, zgjedhje e këtyre organeve, (pa cënuar parimin e pavarësisë organizative dhe profesionale, statutin), vendimmarrja dhe votëbesimi i Asamblesë është bërë gjithashtu objekt kundërshtimesh në gjykatë, në pritje të verdiktit të saj.

3-Si është situata tani, dhe si mendohet të dilet nga kjo problematikë dhe gjendje?

Ndërkohë siç thashë që në dijeninë time; kolegë të ndryshëm përmbarues, njerëz serioz me integritet dhe profesionist të cilët e duan këtë shërbim dhe profesion që të mirëpërfaqësohet dhe të mirëfunksionojë mbi baza të vetërregullimit ligjor dhe statutor, i janë drejtuar gjykatës për të dhenë dhe shprehur me verdiktin e saj lidhur me legjitimitetin e proçesit zgjedhor, të organeve drejtuese të saj, qoftë të Kreut të Dhomës, po ashtu edhe për anëtar të Këshillit Drejtues, të cilët ne kuptimin dhe referimin e ligjit dhe statutit, kanë ezauruar dy mandate rradhazi, dhe nuk mund te rizgjidhen apo të ushtrojnë këto funksione, për herë të tretë.Kjo situatë është e tillë sot, e cila pritet të zgjidhet përmes gykatës, verdiktit të vendimit përfundimtar të saj, së pari me masën e pezullimit të ushtrimit të funksionit të kryetarit deri në zgjidhjen e çështjes gjyqësore, përmes  kërkimeve për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjes për Kreun e Dhomës, dhe anullimit dhe përsëritjen e këtyre zgjedhjeve, po ashtu edhe ajo relative  e Këshillit Drejtues për anëtar të caktuar të saj, të cilët kanë ezauruar dy mandatet e mëparshme të tyre, duke e bërë këtë organ me legjitimitet të cunguar për shkak të anëtarëve të caktuar të tij, apo deri me keqbesim të shfaqur të vullnetit të vesuar përfaqësues.Në marrëdhënien e vetë me palët e treta, Dhomën e përfaqëson Kryetari, dhe në këto kushte për shkak të kontestimit të proçesit zgjedhor  në gjykatë, qoftë të Kreut të Dhomës, po ashtu edhe anëtarëve të Këshillit Drejtues, për të cilët është ushtruar padi gjyqësore dhe ku dihet që këto proçese zgjasin në kohë deri në shpalljen e vendimit përfundimtar, kjo situatë na indinjon gjë që e bën  të cunguar legjimitetin përfaqësues, të diskutuar dhe vështirëson vendimarrjen e këtyre organeve dhe përfaqësimit dinjitoz të saj. Komunikimi me palë të treta, institucionet bashkëpunuese (përfshirë pushtetin vendor, qendror, drejtoritë, policinë, ministritë, insitucionet dhe organizmat ndërkombëtar aderues dhe jo vetëm) nuk bëhen në logo dhe në emër të insitucionit në mënyrë personale, adresa apo me e-meile individuale të askujt, apo përmes rrjeteve sociale etj, por ato kërkojnë së pari një legjitimitet përfaqësimi, jo të cunguar nga proçeset gjyqësore të ndërrmara, por të fortë të pacënueshëm dhe të pa diskutuar.Aq më tepër që është shumë thelbësore dhe i domosdoshëm ky legjitmitet i kërkuar ku komunikimi me gjykatën bëhet në rrugë proceduriale dhe brenda gjyqit dhe procesit, ku disponimi i gjykatës është me vendim dhe jo me forma të tjera komunikimi, ndikimi a interferimi.

Së fundmi, ndërkohë që janë ndërmarrë dhe ngritur padi gjyqësore pas këtij proçesi zgjedhor, përkundër një anxhende të papërcaktuar dhe të paplanifikuar më parë në dijeni të një kalendari 1-3-6 mujor për t`i dhënë mundësi zgjedhjeje çdokujt, lajmërohen përmbaruesit për programin e trajnimit të detyrueshëm në bashkëpunim me pedagog/trajnues të Qendrës së Trajnimit (QKTP), duke caktuar datën gjithësecilit, në lista emrash sipas zgjedhjeve dhe rankimeve të bëra.

Trajnimet kanë qenë dhe janë shumë të dëshirueshme nga përmbaruesit si nevojë që të kontribuojnë për ngritjen, rritjen profesionale dhe përmirësimin e shërbimit të tyre. Ato kanë qenë të munguara prej mëse shumë e shumë vitesh, ndërkohë që “etja” e tyre për trajnime ka qenë dhe është e madhe dhe e domosdoshme, sidoqofshin të planifikuara programet e trajnimet sezonale të shtrira në ditë, javë, muaj dhe kreditet e marra që përkojnë me to (1/8).Emra të njohur nga sistemi i drejtësisë, të botës akademike (pedagog/trajnues) që megjithë konsideratat e mia personale për to, pa i paragjykuar si pozicionime të këtyre të fundit lidhur me këtë situatë, në vlerësimin e përmbaruesve këto mund të shihen si përpjekje për t`i dhënë përmes tyre dhe një legjitimitet organit / Dhomës dhe funksionimit normal të saj. Të tilla vlerësime apo gjykime mbase edhe të pabazuara mund të dalin përtej këtij shqetësimi apo mundësive të përmbaruesve, dhe si të tilla ato lihen në çmimin dhe vlerësimin individual për këtë vetëpërcaktim / pozicionim të tyre në vendin e duhur dhe të merituar për integritetin e tyre professional, por jo në kohën e duhur të ofrimit të shërbimit të trajnimit profesional, aq të dëshiruar prej kaq vitesh mungese të përmbaruesve gjyqësor privat. Qëndrimi dhe ekuidistanca e baraslarguar e tyre, të ndodhjes në vendin dhe kohën jo të duhur, përballë kësaj problematike dhe konflikti mes përmbaruesve, është i mirëpritur jashtë çdo perceptimi ndikues dhe paragjykimi për to, apo i shmangies a keqkuptimit të ndonjë konflikti interesi që mund të shfaqet e lind me to. Ftoj kolegët përmbarues që përtej këtyre ndasive dhe mundësive ligjore, administrative dhe gjyqësore që të ofrohen me njëri tjetrin (më së shumti mendoj se kjo është çështje individësh ambiciesh të tyre, dhe jo shqetësim i gjithë trupës së kolegëve të nderuar përmbarues) , që të jenë vizionar, strategjik, bashkëpunues të hapur, të sinqertë dhe të ngrihen mbi interesat personale e mbi to duke u bashkuar dhe të vetëgjejne zgjidhjen me marrëveshje e mirëkuptim brenda organizmit, larg konfliktit dhe përçarjes, në të mirë të ardhmes, forcimit dhe mirëpërfaqësimit të shërbimit tonë.