Analizë nga Avenir Peka/ Qeveria ka ndjekur një plan me 4 komponentë për të legjitimuar krimin: E para është kanabizimi i vendit, e dyta është OFL, operacioni i tretë është amnistia fiskale dhe nisma e katërt legalizimi i kanabisit. “Pasaportat e Arta” janë për trafikantët e huaj dhe klientët e licencave të kanabisit, ndërsa OFL ishte mekanizëm për të shpëtuar grupet kriminale shqiptare nga barra e një hetimi pasuror në të ardhmen dhe për tu përdorur nga qeveria për të vjedhur vota dhe kontrolluar qytetarët.

Çfarë rreziku ka nga personat që mund të marrin pasaportat e arta, të cilët do të investonin në Shqipëri dhe do të përfitonin pasaportat, a janë filtrat e duhur në mënyrë që të sigurohemi se kush janë ata që investojnë në mënyrë që askush të mos alarmohet?
Nisma e qeverisë shqiptare ka dy komponentë: komponenti i parë është vendimi për të hapur procedurën e pasaportave të arta dhe në mos gaboj në korrik 2002 Këshilli i Ministrave ka kaluar një vendim që i hap rrugë këtij procesi. Por një elemet i rëndësishëm së pari është që ndryshe nga vendet e tjera të BE, apo edhe nga vendet e tjera në rajone të ndryshme të botës procesi i pasaportave të arta nuk do të bëhet nga autoritetet zyrtare shtetërore, por është parashikuar që të bëhet nga një proces PPP, që do të thotë se qeveria shqiptare do ta japë me koncension këtë projekt. Sipas saj ajo do të zgjedhë një kompani të huaj ndërkombëtare, llafet e tyre. Nëse kthehemi prapa në kohë, idea e këtyre pasaportave është hedhur në vjeshtën e 2019-ës, në atë kohë Rama ka bërë dhe një vizitë në Londër dhe është takuar me një nga kompanitë. Idea e Qeverisë që do të përzgjedhim një kompani prestigjoze që ka eksperiencë e të gjitha këto, është tullumbace pasi kompania është përzgjedhur që në vjeshtën e vitit 2019. Pra, e gjitha kjo procedurë bëhet për të mbuluar atë vendim që është marrë para 3 vjetësh. Shqetësimi i parë është që nuk janë autoritetet shqiptare që do të merren me këtë process, por është një kompani e huaj private. Shqetësimi i dytë lidhet me rreziqet që paraqesin skema të tilla. Po t’i refereohemi progres raportit të Bashkimit Europian të 2021 ajo thotë se skema të tilla paraqesin rreziqe në radhë të parë në lidhje me sigurinë, pastaj me pastrimin e parave me evazionin fiskal me financimin e terrorizimit dhe infiltirimin nga krimi i organizuar, që janë tw papajtueshme me legjislacionin e vendeve të BE. Shqipëria si vend kandidat i BE ka angazhime ndaj unionit dhe duhet t’i përmbahet rregullave dhe procedurave të Bashkimit Europian. Duke u kthyer te pyetja juaj se kush janë biznesmenët apo investitorët, që do të mund të përdorin këtë skemë për të sjellë para në Shqipëri. Unë nuk e di se kush mund të jenë dhe kam dyshime për ta. Pse? Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, por rruga e Shqipërisë për anëtarësim do të kërkojë vite e vite në mos dekada. Ne akoma nuk kemi filluar negocimin e kapitujve të anëtarësimit, negocimit që do të zgjazë ndoshta me dekada. Në këto rrethana dhe në rrethana kur vende të caktuara të BE i kanë këto mekanizma të konsoliduara, pyetja që shtrohet është: “Kush janë këta biznesmenë apo investitorë të huaj, që u duhet pasaporta shqiptare dhe për çfarë u duhet pasaporta shqiptare? Pasaporta shqiptare nuk u duhet për asnjë gjë në raport me BE pasi nuk është pasaportë e një vendi anëtar i BE. E vetmja gjë që ka në avantazh Shqipëria është fakti që qytetarët shqiptarë janë të kualifikuar për lëvizjen e regjimit pa viza në Bashkimin Europian. Pra këta investitorë potencialë kërkojnë një pasaportë shqiptare jo për Shqipërinë, sepse Shqipëria nuk u ofron assgjë, ata kërkojnë pasaportë shqiptare në mënyrë që të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në BE.
Qeveria ka ndjekur një plan me 4 komponentë për të legjitimuar krimin. E para është kanabizimi i vendit, e dyta është OFL, operacioni i tretë është amnistia fiskale dhe nisma e katërt është ajo e legalizimit të kanabisit.

Kush është kategoria e qytetarëve të botës që kërkojnë lëvizje të lirë në Bashkimin Europian?
Nuk janë qytetarë të BE, nuk janë qytetarë të vendeve të botës së parë. Kategoria e atyre të ashtuquajtur investitorw janë nga ato vende të botës e ato rajone të botës që janë automatikisht Azia dhe Afrika, të cilët duan ta përdorin këtë mekanizëm për të siguruar një pasaportë shqiptare në mënyrë që të lëvizin lishëm në BE. Pra fokusi real i kësaj janë gjithmonë nëse bëhet fjalë për biznesmenë të mirwfilltë, qytetarë nga vendet e botës së tretë, të cilëve u duhet një pasaportë për të pasur mundësi për të lëvizur lirshëm në BE. Në këtë aspekt Bashkimi Europian duke qenë se e ka krijuar një mekanizëm të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, pra për mbajtësit e pasaportave shqiptare, shqetësimet e tyre janë të ligjshme. Janë shqetësime të ligjshme në 2 aspekte. Së pari në raport me ato shqetësime që përmenda dhe më lart, që u ngritën edhe në raportin e progresit të BE për rreziqet që lidhen me krimin e organizuar, me financimin e terrorizmit, pse jo edhe me individë që përfaqësojnë shërbime inteligjente të ndryshme që jodomosdoshmërisht janë mike me vendet e Bashkimit Europian. Dhe së dyti ka të bëjë me garancinë që vetë BE ka me këta individë. Sepse supozohet se në momentin që këta individë marrin pasaporta shqiptare ata do të mund të lëvizin lirshëm në BE. Me këtë lidhet edhe kërcënimi real apo hipotetik që në një rast të tillë Bashkimi Europian do të mund të rishikonte edhe vendimin e tij në raport me liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.
Supozohet se në momentin që këta individë marrin pasaporta shqiptare ata do të mund të lëvizin lirshëm në BE. Me këtë lidhet edhe kërcënimi real apo hipotetik që në një rast të tillë BE do të mund të rishikonte edhe vendimin në raport me liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Komisioni e ka hedhur në gjyq Maltën për shitjen e pasaportave, ndërsa ka probleme të ngjashme me Qipron. Sa vlerë do të kishte për Shqipërinë dhe kundër asaj që themi ne qeveria shqiptare për shkak të krizës dhe ka nevojë për të ardhura sa më shumë ju thatë që kjo është diskutuar që kohë përpara, pra që në vjeshtën e 2019 kur nuk ishin fare në të njëjtat pozita të krizës dhe të shtrëngimit financiar. Sa mund të fitojë një shtet nga shitja e pasaportave?
Unë do të jem fare i sinqertë. Programi i Shqipërisë për pasaportat e arta nuk lidhet me sjelljen në Shqipëri të investitorëve të huaj apo të financimeve apo të investimeve, por arsyeja është shumë më e vogël dhe shumë më e djallëzuar dhe shumë më e ndyrë. Arsyeja është vetëm një, Edi Rama i ka ofruar këtë shërbim një kompanie të huaj, të cilën do e përdorë për arsye lobimi. Dhe ky mekanizëm është përdorur nga Edi Rama për t’u afruar e për të përdorur këtë kompani, të cilën për momentin nuk po e përmend emrin, por informacionet janë aty dhe janë të mbledhura. Edi Rama do të përdorë mekanizmin e pasaportave të arta për të paguar një kompani të huaj për lobim në qeveritë e vendeve perëndimore. Kjo është arsyeja e vetme dhe është arsye fare e thjeshtë. Çfarëdo vlere të japë Shqipëria për pasaportën e artë në terma të përgjithshëm vlera nuk ka asnjë ndikim në ekonominë shqiptare. Po të marrw shembuj sa të duash, Turqia e ka të lidhur pasaportën e artë me një vlerë prej 280 mijë dollar investim. Greqia e ka lidhur me 350 mijë euro investim, Qipro e ka me 350 mijë euro, Spanja e ka me 500 mijë euro, Portugalia e ka me 350 mijë euro. Të gjitha këto përveç Turqisë janë vende të BE dhe investitorët seriozë po të kishte do të shkonin në këto vende të Bashkimit Europian, nuk do të vinin në Shqipëri. Kështu që çfarë vlere do i japë qeveria shqiptare 100 mijë euro? 500 mijë euro? 1 milion? Çfarëdo lloj vlere që të jetë nuk ka ndikim real në ekonominë shqiptare. Kështu që e gjithë kjo skemë është një aferë e pastër, e para korrupsioni e dyta aferë lobimi.
OFL ishte mekanizëm për të pastruar të gjitha grupet kriminale shqiptare nga barra e një hetimi pasuror në të ardhmen.

Amnistia fiskale, kanë ardhur sinjale të ndryshme nga BE kundër kësaj, ndërsa qeveria shqiptare ka treguar këmbëngulje duke deklaruar se kjo do të bëhet pasi ka kaluar në këshillim kombëtar, sa rrugë përplasëse është kjo me Këshillin Europian nëse ne i shkojmë deri në fund?
Ajo që tha Balluku janë në fakt pallavra pasi më i saktë mund të jetë një sondazh në publikun e gjerë sesa procesi i konsultimit. Ajo çfarë ne nuk kemi kuptuar deri tani është se ekonomia politike sipas qeverisë së Edi Ramës është e bazuar në paranë e pistë. Dhe pse? Po të shikosh trajektoren e kësaj qeverie në raport me krimin e organizuar, me trafikun e drogës me pastrimin e parave. Nuk ka filluar sot e nuk fillon me të ashtuquajturën amnisti fiskale, ka filluar më herët ka filluar me kultivimin e kanabisit dhe trafikun e tij në 2015-2016-ën. Më tej ka vazhduar me të ashtuquajturën Forca e Ligjit që ishte një mekanizëm i stisur gjasme me vullnetin e mirë për të futur në filtër të gjithë elementët kriminalë për të shkuar te burimi i tyre i parave, në fakt ishte e kundërta. Ai ishte mekanizëm për të pastruar të gjitha grupet kriminale shqiptare nga barra e një hetimi pasuror në të ardhmen. Pse? Sepse ka një ligësi të madhe aty, OFL në një farë mënyre ka pastruar pasuritë e të gjithë atyre kontigjentit kriminal që ishin subjekt i këtij ligji, pasi në të ardhmen do të jenë para parimit ligjor të gjësë së gjykuar. Pra po të marrim komponentët një e nga një ka 4 komponentë kryesorë. E para është kanabisi, e dyta është OFL, operacioni i tretë është kjo që po flasim tani amnistia fiskale dhe nisma e katërt është ajo e legalizimit të kanabisit. Pavarësisht formave që jep qeveria, pavarësisht botimit të argumenteve ligjore si mekanizmat konsultativ siç ishte këshillimi kombëtar që janë mekanizma tërësisht fals. E vërteta është kjo që në 4 elementë që përmenda deri tani tregojnë atë që doktrina ekonomike e kësaj qeverie është kriminalizimi i ekonomisë dhe përdorimi i parasë së pisët. Nuk bëhet fjalë për futjen e kësaj paraje në ekonomi, por përbëhet fjalë për pastrimin e këtyre parave. Marrim një rast të thjeshtë pavarësisht se nuk do të ishte dakord me asnjë nga mënyra tjetër gjë është t’i thuash një personi që ka para të siguruar në mënyrë jo ligjore “hajde në Shqipëri dhe ndërto një fabrikë dhe fut 2000 punëtorë”, sepse kjo do të kishte impakt në ekonomi dhe tjetër gjë është t’i thuash “Hajde në Tiranë dhe ndërto një pallat për të pastruar paratë e tua”. Pra të gjitha këto nisma nuk kanë asnjë lidhje në ekonomi, as ajo e pasaportave që diskutuam më parë. Nuk kanë asnjë lidhje me3 ekonominë, ato thjeshtë kanë lidhje me pastrimin e parave. Edhe kanabisi nuk është çështje që është menduar dhe diskutuar tani, është në të vërtetë çështje e pranverës së 2019. 4 ose 5 licencat që do të jepen për kultivimin e kanabisit janë kompani të përzgjedhura tashmë. Janë kompani të huaja që mbulohet emri i tyre si guackë, por janë persona të fuqishëm me emra konkretë të lidhur me Partinë Socialiste dhe me qeverinë e Edi Ramës që do të marrin këto licenca. Fakti që do të përdorin kompani të huaja si mbulesë është arsye tjetër, por janë biznesmenë të lidhur drejtpërdrejt me PS dhe me Edi Ramën.
Edhe kanabisi nuk është çështje që është menduar dhe diskutuar tani, është në të vërtetë çështje e pranverës së 2019. 4 ose 5 licencat që do të jepen për kultivimin e kanabisit janë kompani të përzgjedhura tashmë. Janë kompani të huaja që mbulohet emri i tyre si guackë, por janë persona të fuqishëm me emra konkretë të lidhur me Partinë Socialiste.

Përfolja e lidhjes mes grupeve ekonomiko-kriminale dhe politike për të arritur në politika që i nxjerrin mirë të dyja palët a mund të themi se cila nga këto palë ka epërsinë politike që i kërkon shërbime krimit apo është krimi, që i kërkon politikës të zbatojë urdhra për shërbime të bëra?
Ka një transformim në trajektoren 9-vjeçare. Në fillim në 2013 deri në 2019 ka qenë krimi i organizuar dhe grupet kriminale ato që kanë komanduar dhe nuk bëhet fjalë për politikën, por për Edi Ramën. Ata komandojnë Edi Ramën dhe Rama komandon qeverinë dhe partinë e ij. Kjo gjë ka ndryshuar me fuqizimin e Edi Ramës dhe tashmë nuk janë grupet kriminale ato që komandojnë Edi Ramën, por është e kundërta është Rama që komandon grupet kriminale dhe ata janë në bashkëqeverisje tashmë. Janë partnerë të barabartë. Rama është përfaqësuesi i tyre politik dhe ata e ndihmojnë sa herë ka zgjedhje është një marrëveshje ku të dy palët janë fitues. Dhe kjo nuk lidhet me ekonominë e vendit, Rama është mësuar keq në këto vite qeverisje pasi nuk ka pasur një opozitë para. Rama me gabimin më të madhe këtë mënyrë operimi po e përdor edhe kundrejt faktorit ndërkombëtar. Ndërkombëtarët po përballen me Ramën atë që opozita e ka pasur përballë më parë. Në një farë mënyre më vjen mirë, sepse faktori ndërkombëtar po përballet me një farë ‘karme’ në raport me Ramën, sepse vetëm pas 9 vitesh në pushtet ata po shohin Ramën që ne e kemi parë që në vitin 2013-2014. Unë nuk e di sa BE apo edhe faktorë të tjerë do të mund ta ndalojnë Edi Ramën por unë besoj se përballja me 4 komponentët që thashë më lart do të jenë edhe fundi politik dhe fundi ligjor për Ramën. Unë mendoj se ai është futur në një rrugë qorre. Qeveria e Shqipërisë është kthyer në një mega organizatë kriminale. Rama është i vendosur që të fitojë të gjitha përballjet në zgjedhje me anë të grupeve kriminale dhe me anë të parave të pisëta dhe në këtë aspekt nuk ndalet përballë asgjëje, as opinionit public, as opozitës e në këtë mënyrë si po sillet po tregon se nuk ndalet as përballë faktorit ndërkombëtar dhe BE që është edhe faktori kyç në këtë rast duke e lidhur edhe me procesin e integrimit.



















