Prof. Kristaq Kume: Projekt Ligji për listat e hapura për Këshillat Bashkiakë, bie herësi, kandidatët fitues vetëm me votat e qytetarëve

210
Sigal

Prof. Kristaq Kume ka shpjeguar për lexuesit e gazetës “Telegraf” se si do të bëhet votimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak në rast të pranimit të nismës së propozuar nga qytetarët. Sipas Projekt Ligjit qytetarët do të mund të përfaqësohen në Këshill Bashkiak nga kandidati që ka më shumë vota nga qytetarët.

Migena Neli

NOA

Çfarë është nisma ligjvënëse e zgjedhësve dhe kërkesa për disa shtesa dhe ndryshime të Kodit Zgjedhor, e cila është regjistruar nga KQZ?

KQZ ka mbështetur edhe në kërkesën e bërë nga Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve dhe disa organizata partnere për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në dispozitat ku trajtohet çështje të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillave Bashkiakë duke ju referuar Kushtetutës, legjislacionit aktual, pra ligjit për nismat ligjvënëse qytetare dhe dokumentacionit të paraqitur nga nismëtarët vendosi të regjistojë këtë nismë. Objekti i nismës është projektligji, i cili parashikon që zgjedhësit në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të kenë mundësi të votojnë dhe të drejtë të votojnë jo vetëm për subjektin politk, por edhe për një nga kandidatët e subjektit përkatës për anëtarë në këshillin bashkiak, process, i cili njihet si votim me lista të hapura. Për të realizuar këtë nismë puna ka nisur më shumë se 1 vit e gjysmë më parë me mbështetjen e Lëviz Albania dhe agjencisë zviceriane për zhvillim dhe kooperim, organiztata kanë realizuar një proces intensiv konsultimi, shkëmbimi mendimesh dhe opinionesh me qytetarë, të rinj, gra dhe vajza, zgjedhës në zonat urbane dhe rurale, në bashki të ndryshme të vendit, përfaqësues të grupeve të margjinalizuara dhe përfaqësues të pakicave kombëtare stafet akademike në universitetet e vendit të zgjedhurve vendor actual. Qëllimi i këtij procesi ishte të mund të identifikoheshin problemet me të cilat është ndeshur pas reformës së fundit të pushtetit vendor funkisonimi i këtij pushteti. Duke u përqëndruar në 2 elementë kryesore 1 në cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në Këshilllat Bashkiakë dhe 2 në cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët nga organet e zgjedhura vendore. Rezultati i këtij procesi ishte përcaktimi i mënyrës se si mund të ndërhyhet në legjislacion për të mirërregulluar funksionimin e demokracisë përfaqësuese në nivelin vendor për këtë gjë hartuam disa drafte të cilët u nënshtruan gjithashtu me grupet e qytetarëve dhe në përfundim të këtij procesi u përcaktua se cili është drafti që do të duhet të propozohet në formën e një pr.ligji Kuvendit të Shqipërisë.

“Theksoj një moment të rëndësishëm të asaj që është parashikuar ky proces i hapjes së listave për zgjedhjen e këshilltarëve për të parandaluar fenomenin që shoqëroi hapjen e listave gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, herësin e famshëm.”

Ky produkt i kësaj pune a do të duhet të ketë një miratim në kuvend?

Ligji për nismat ligjvënëse parashikon që pas regjistrimit të nismës pr. ligji i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe në Kuvend ky pr. ligj hyn në procedurat Parlamentare. Në komisionin e ligjeve ose në komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore, që funksionon aktualisht dhe pas kësaj kalon në seancë për t’u miratuar ose jo. Ligji parashikon që gjatë gjithë kësaj procedure nismëtarët kanë mundësi të jenë present gjatë zhvillimit të seancave që do të thotë një mundësi e mirë për të vijuar kontributin, që mund të japim si përfaqësues të qytetarëve në realizimin e kësaj nisme.

A mendoni se mazhoranca do ta miratojë këtë nismë që keni propozuar?

Jam shpresë-plotë që ky pr.ligj do të miratohet, dhe në zgjedhjet e ardhshme të 14 maj qytetarët do kenë të drejtën dhe jo vetëm të votojnë subjektet, por edhe të zgjedhin me votën parapëlqyese kandidatin që duan të kenë përfaqësues në Këshillin Bashkiak. Sepse nuk ka asnjë arsye në aspektin ligjor, por edhe në aspektin moral për të mos e pranuar një nismë të tillë. Ne sot kemi një dispozitë të veçantë kushtetuese, e cila parashikon këtë mënyrë votimi, pra votimin me lista të hapura në rast të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Kujtoj që ky ndryshim i kushtetutës në atë kohë u bë me iniciativën e mazhorancës, e cila deklaroi se po e bënte për të plotësuar kërkesën e qytetarëve për të votuar me lista të hapura. Sot këtë që qytetarët po e kërkojnë jo nëpërmjet deklaratave që bëhen nga përfaqësuesit e tyre, por duke e propozuar ata vetë duke e ushtruar të drejtën kushtetuese të tyre për të propozuar një pr. ligj nuk ka mundësi të paktën në nivel parimor që të mos pranohet. Pasi nuk po kërkojmë të bëhet asgjë më shumë se është bërë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, Ne qytetarët u bëmë nismëtarë të këtij pr ligji.

“Në këtë projektilgj është shtjelluar në dispozitat e tij parimi, mandatin e fiton kandidati që merr më shumë vota parapëlqyese nga zgjedhësit.”

Si do të bëhet llogaritja e votave për kandidatët për këshillat bashkiakë a do funksionojë edhe për ata si herësi apo do ketë rendi.

Theksoj një moment të rëndësishëm të asaj që është parashikuar ky proces i hapjes së listave për zgjedhjen e këshilltarëve për të parandaluar fenomenin që shoqëroi hapjen e listave gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, herësin e famshëm. Në këtë projektilgj është shtjelluar në dispozitat e tij parimi, mandatin e fiton kandidati që merr më shumë vota parapëlqyese nga zgjedhësit. Që do të thotë shpërndarja e mandateve midis kandidatëvetë një subjekti të caktuar bëhet vetëm pasi këta kandidatë rirenditen sipas numrit të votave që gëzon secili prej tyre. Në këtë mënyrë është krijuar një rend ligjor për të marrë maksimumin që mund t’i merret një sistemi proporcional me efektet që ai ka në cilësinë e përfaqësimit të qytetarëve në organin për të cilin kryhen zgjedhjet.

Nëse një kandidat ka besimin vetëm të partisë ose vetëm të qytetarëve, kush do të prevalojë?

Kjo që ne kërkojmë të bëhet realizon vendimin sinergjik si rezultat i veprimit të 2 faktorëve, subjektit nga njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër.  Pra është partia që do të marrë vendimin për listën dhe do të zgjedhë kandidatët e saj, dhe kur partia harton një listë me kandidatë nuk ka asnjë arsye për të thënë se partia do më shumë të parin në krahasim me te fundit. Jo, partia ka hartuar listën. Ajo që ne shtojmë është mandatin ta marri ai për të cilin votojnë qytetarët. Që do të thotë nesër të jetë këshilltar kandidatin që merr maksimumin e ndërveprimit të këtyre dy faktorëve. Partia ka mundësinë që të prezantojë kandidatët, por partisë i hiqet mundësia që të keqpërdorë listën duke paracaktuar se kush do të fitojë vetëm nëpërmjet listës. Në një listë me 15 kandidatë nuk fitojnë të gjithë. Kështu siç është sot si sistem votimi, i mbyllur, mandatin e fitojnë ata që janë në krye të listës. Dhe partia zgjedh renditjen e listës dhe fituesit. Ndërsa këtë ne ja heqim partisë dhe ja japim qytetarëve mundësinë për të zgjedhur. Një shembull do të ishte nga zgjedhjet e 2015. Në bashki të ndryshme të vendit kishte kandidatë për Këshillat Bashkiakë nga qytetarë që vinin nga zonat rurale dhe atyre që përfaqësonin pakicat kombëtare. Por këto emra vendoseshin në fund të listës dhe nuk kishin asnjë shans për të fituar mandate. Emrat e tyre viheshin në listë vetëm që të gjitha komunitete të kishin përfaqësi dhe në fund të merrnin votën e tyre, ndërsa sot ne kërkojmë të krijojmë mundësinë që pakicat kombëtare të mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre. Dhe hapja e listave do të bëhet në masën 100%.