Zbulohen shifrat nga thesari. Qeveria ka shpërndarë 41 miliard lekë vetëm për muajin qershor

Zbardhen të dhënat nga Thesarit i Shtetit, gjurmuar nga Open Data Albania, të cilat po bëhen publike nga Gazeta ‘Telegraf’. Një detaj që bie në sy është se data e ekzekutimit për pjesën dërmuese është dita e fundit e muajit qershor. Mesa duket nuk kanë dashur të humbasin mundësinë për të boshatisur thesarin para se të nis muaji tjetër. Në muajin e fundit Thesari ka bërë pagesa të ndryshme në total 1 qershor deri 30 qershor janë 41.64 miliard lekë të shpërndara. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë Thesari ka alokuar 44.54 miliard lekë  Nga 1 janari e deri data 30 qershor 2023 ky sistem ka kryer 134 677 transaksione me vlerë totale 274 179 942 404 lekë  Një vit më parë 1 janar deri 30 qershor, 2022 janë paguar 26. 97 miliard lekë me pak. Nëse shohim pagesat me vlerë mbi 100 milion lekë në muajin e fundit 1 deri 30 qershor ato listojnë si përfitues:

  1. Shoqëria e Thjeshtë INTEKAR – ASL (zotërim turk) për Ndërtimin e Tunelit të Llogorasë
  2. Kompania Fusha për projektin Rijetësimi i Piramidës
  3. Gjoka 87 për Rruga e Arbrit
  4. Infosoft Systems pagesa sipas marrëveshje bashkëpunimi
  5. Military System për pjesë këmbimi mitraloz
  6. Advance Business Solutuins ABS për sistemin IPARD
  7. Shoqëria Koncesionare Z.M. A për projektin e shkollave me Bashkinë Tiranë
  8. Ante Grup Programi i Rindërtimit
  9. Dhe po njësoj Pagesa Rimbursim TVSH

Të gjitha transaksionet me vlerën nga 1 deri pa limit lek, nga Institucionet Buxhetore në favor të klientëve dhe palëve të treta (përfshi edhe fondet speciale apo shërbime borxhi) janë të publikuara në databazën tonë për Transaksione Thesari. Nga 1 janari e deri data 30 qershor 2023 ky sisem ka kryer 134 677 transaksione me vlerë totale 274 179 942 404 lekë  Një vit më parë 2022 janë paguar 26. 97 miliard lekë me pak .

NOA