Xhaferri: Dosja shqiptare e McGonigal, Gjykata në SHBA shuplakë Sorosit, Blinkenit dhe SPAK!

30
Sigal

Drejtësia në SHBA ka dënuar me 28 muaj burg ish -zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për dosjen shqiptare ku akuzohet se mori 225 mijë dollarë nga zyrtarët shqiptarë dhe fshehu kontaktet me Kryeministrin Edi Rama.
Ky vendim është një shuplakë për shpurën e SOROS, madje edhe për Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken që na foli me elozhe për Kryeministrin Edi Rama, bashkëpunëtorin e të cilit drejtësia amerikane e dënoi të premten pikërisht për paratë që mori nga njerëzit e Ramës.
“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë” thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës për dënimin e McGonigal.
Ky vendim është një këmbanë alarmi edhe për drejtësinë e re shqiptarë një financim i ndërkombëtarëve, që për këtë dosje Kryeministrin Edi Rama as nuk guxon ta thërrasë.
Nuk ka asnjë dyshim që Edi Rama me korrupsionin e tij në përpjekje për të vrarë opozitën ka vrarë besueshmërinë e aleatit tonë strategjik tek Shqipëria.
Mburojat e tij në DASH dhe në sistemin e drejtësisë në SHBA do jenë të përkohshëm, pasi të gjithë bashkë me Edi Ramën do kenë fatin e McGonigal.
Edi Rama është kthyer në një rrezik kombëtar, ndaj koha nuk pret për rrëzimin e tij, ndaj më 20 shkurt të gjithë në shteti kundër narkoshtetit mostër që ai krijoi.