Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjush Saro: Kokrra e grurit

228
Sigal

 

Fabul*

Kokrra e grurit

Sekush tha,

teksa po dilte jashtë,

(që mendja kokërr gruri është)

dhe ngriu një e tillë diku nën derë:

“Po ti drejtoke botën, moj e mjerë!!”

Enigma ish… për ç’kokërr bëhej fjalë,

se dyshemeja plot e thasët radhë.

 

Shtwpia dhe Ccadra

Tokë e qiell dimri i ka ngrirë.

Çadra e mjerë dergjet n’ errësirë.

I drejtohet shtëpia përkarshi:

“Mund të më ftillosh një kërshëri:

Pse nuk ke ti drita, zbukurime?

Jemi në Krishtlindje, zemra ime…”

Nis shpjegohet Çadra pak nga pak:

“Epo ja, im zot s’është përqark,

se ka dalë për ndonjë çap buke.

Kur të kthehet, ia vë në dukje…”

 

Qyteti dhe Betoni

Po ‘këndon’ Betoni ditë e natë një këngë;

merr frymë Qyteti përherë e më rëndë.

“Pse nuk fle?”- i thotë një Dru i vetmuar.

“Dhe gjumin të tjerët ta kanë në duar?”