Si ajri qe thithim/ Hane Muja

    320
    Sigal

    (Skicë)

    Kjo botë mizore, ku interesi shikon rrugën e vet, ku egoizmi dhe cinizmi vallëzojnë mes nesh, e si pa të keq na japin duart duke na ofruar miqësinë. Sypalarë që haptas shikojnë bardh e zi e tentojnë tu mësojnë “specieve në zhdukje” ngjyrat më të bukura që ka jeta. Dramë…që qeshim e qajmë ,fshihemi pas krahëve kauçuku, me idenë se do jemi më mirë. “Nuk ka më mirë” nëse unë bashkë me të tjerët jetojmë si të ishim me pushime shekullore, duke mbyllur sytë para kësaj dekadence morale. Nuk ka asgjë të re veç mjegullave të egra që valëviten si flamuj sipër kokave tona te buta. Hejjjj.. jemi dora e fortë që do sjellë iluminizmin njerëzore. Bota ka nevojë për zemra të bardha jo për gurë që të hidhen fytyrës duke mbuluar me lot një dritë që kërkon të shohë pastër realitetin por nuk mundet. Pastërtia ka humbur në territorin e injorancës aktive  që pa pushim thith pas vetes si uragan. Përse? Është e tmerrshme të mendosh se si jeta me gjithë bukurinë e saj ka banore ‘yje zezakë’ që i humbin kuptimin e mirëfilltë vetë jetës. Nuk i mohoj vështirësitë e të jetuarit, por është e pamundur të mohosh  ekzistencën e kokave të trullosura e  të dehura nga pija e së keqes, nga etja për të gëlltitur vetëm qëllimet e vetvetes, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm të jetë i pari. Nuk është aspak pesimizëm, por grackat e hedhura nga fytyra lakuriqe, të një ekzistence që të falet vetëm një herë.

    Jeta është impulsi që mban gjallë tik -taket e zemrave që duan ta shikojnë veten mes të tjerëve, të lumtur, krejt “naivë” nga negativiteti i botës. Nuk është e vetmja rrugë kjo, jemi me fat që për të jetuar na janë ofruar shumë alternativa, pa kosto, ndaj zgjidh atë që është me e mira, më e drejta, më e dobishmja…