Riza Kodheli, patrioti e komandanti, që për 45 vjet s’e hoqi armën nga brezi

    2170
    Sigal

    SKRAPAR/ Plot 126 vjet më parë në Baçkë të Skraparit lindi trimi e luftëtari Riza Kodheli

    Backa është një fshat malor në Skrapar. Është vendosur në disa lugina e përrenj të thepisur, përfund Qafës së Martës. Ky fshat krejt i zhveshur, me shkëmbinj e gërxhe, ku s’të she syri gjë tjetër veçse gurë të bardhë nga të gjitha anët ka rritur trima që ushqeheshin me idetë patriotike që kur ishin fëmijë.

    RITI I LINDJES

    Ishte viti 1887 në lagjen Tërpollarëve në Backë u lind një djalë. Ishte gëzimi i madh për të gjithë fisin. Po atë mbrëmje për hir të tij u krye edhe një ceremoni e thjeshtë që e kishte zakon krahina e Skraparit. Babai i tij tek koka i vendosi një kobureje, që djali të bëhej trim, më pas i madhi i dhomës e mori fjalën duke thënë, “Riza e ka emrin”. Rizai u rrit në fshat, në një familje të varfër, por patriote. Rizai qysh në moshë të re u bashkua me çetën e Lace Backës. Rizai rritej dhe frymëzohej nga burra trima si Lace Backa që luftonin kundra pushtuesve turq që nuk iu nënshtrua asnjëherë turqve. Rizai në moshën 20-vjeçare, në vitin 1900 u bashkua çetës së trimave dhe u bë një nga luftëtarët që shquhej midis shokëve. Ai mori pjesë në luftimet që bënte çeta, përmendim këtu luftimet për shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 1920 për mbrojtje e Qeverisë së Ismail Qemalit dhe ky fakt e gëzoi pa masë Rizain që së bashku me çetën e Lace Backës, u ngarkuan për të mbrojtur flamurin.

    NË KRYE TË ÇETËS

    Më pas me urdhër të Ismail Qemalit çeta u ngarkua për mbrojtjen e kufirit të jugut nga grekërit. Ku çeta e Backës me çetat e tjera të jugut, Sali Butkës, Mihal Gërmenjit, Çerçiz Topullit etj., filluan luftimet ballkanike. Rizai vazhdoi luftën me çetën kundra Italian- austriakëve. Më pas ka marrë pjesë në mbledhjen që u organizuar në Konak të Skraparit, që drejtohej nga patriotët e mëdhenj si Butka, ku u morën udhëzime për organizimin e çetave të tjera. Më pas Rizai vazhdoi luftën me armë në dorë. Ai mori pjesë në ruajtjen e Kongresit të Lushnjës të revolucionit demokratikë borgjez 1924. Nga viti 1906 deri në vitin 1911, Riza Kodheli qëndroi në çetën e Laces dhe mori pjesë në të gjithë luftimet kundër pushtuesve otoman. Në kohën që Rizai ishte me çetën osmanlinjtë i dogjën shtëpinë dhe e plaçkitën. Si luftëtar i çetave Rizai u njohë me atdhetarët e luftëtarët të shquar si Çerçis Topulli Mihal Grameno, Themistokli Gërmenji etj..

    MARTESA

    Më 1913 kur shumë kolonjarë kishin shkuar muhaxhirë në Backë për të shpëtuar nga masakra e andartëve grek në shtëpinë e Rizait bujti një familje nga Kamniku i Kolonjës. Kjo familje kishte një vajzë të re Hysnije, e cila i pëlqeu Rizait. Nënë Kilja e donte ta shikonte djalin të martuar e më fëmijë e fejojë shpejtë e shpejtë me këtë vajzë pas një viti në qershor 1914 të dy të fejuarit u ndodhen përsëri bashkë në Tomorricë. Ishte koha kur andartët grek po kryenin krime të përgjakshme kudo që shkelnin. Në këtë gjendje të rënd që po kalonte familja kërkoi që mos të shtyhej me dasma. U bë një dasmë e thjeshtë. Që nga ajo ditë Rizai jetoi larg familjes me armë në dorë. Ja se ç’ tregon Feim Tusha një nga bashkë luftëtarët e Rizait në shënimet e tij. “Ishte maj 1918 ku pa u gdhirë mirë forcat franceze nisin sulmin në Qafën e Martës, Lënije, Koshnicë, Qafë e Gjarpërit, kurse ato italiane sulmuan pikërisht në qendër, në Koprenckë, ku ishte vendosur batalioni i Riza Kodhelit’.

    LUFTIMET

    Lufta u zhvillua shumë e ashpër. Rizai vuri re se italianët që po afroheshin… Luftimet vazhduan 2 orë. Pas humbjes së madhe italianët ikën me bisht në shalë. Në këto zona luftonin dhe austro – hungarezët, pas një përpjekje që ata bënë me batalionin e Riza Kodhelit pësuan një humbje të madhe. Për këtë Rizait ju pushkatuan 20 luftëtarë, të cilët ishin zënë rob. Ndërsa Rizai, në shenjë hakmarrjeje u bëri thirrje shokëve dhe u vërsulën përsëri mbi armikun duke shkaktuar 50 të vrarë dhe 20 të plagosur. Viti 1939, solli lajm shumë të hidhur e të rrezikshëm. Vendi u pushtua nga Italia fashiste. Ky lajm s’kishte si mos të trondiste Rizain, i cili përsëri me batalionin e tij u përlesh në luftime të ashpra me fashistët italianë.

    NË LUFTËN ÇLIRIMTARE

    Në vitin 1944 batalioni u kthye në brigadë në 9 shtator 1944 me urdhër të Komandanti të Përgjithshëm Enver Hoxha, u krijua brigada 20 sulmuese dhe komandant u vendos Riza Kodheli, ndërsa komisar Misto Krista. Kjo brigadë luftoi duke kryer shumë aksione të mëdha ndaj gjermanëve. Enver Hoxha shkruante në shënimet e tij gjatë luftës se, “..xha Rizai ashtu si i thërrisnin gjatë luftës është një trim dhe patriot e madh. Ai ngriti të gjithë popullin e krahinës për çlirimin e vendit dhe e bashkoi me partin komuniste. Rizai u bë një nga komandantët trima të ushtrisë nacionale–çlirimtare”.

    PAS LUFTËS

    Në moshën 60 vjeç, ai vazhdonte të ishte Komandant në ushtrinë shqiptare. Feim Tusha në kujtimet e tij shkruante  se, “një herë kur Enveri u takua më Rizain me shaka e pyeti sa vjeç vajte…?  Xha Rizai i thotë:- ‘63 shoku komandant’.  ‘Po 63 vjeç me kë thënë edhe në kohën e luftës xha Riza’,- i tha duke qeshur Enveri. ‘Po aq kam mbetur shoku Komandant’-ja ktheu Rizai. Më pas Riza Kodheli në moshën 66 vjeç, u pranua në Partinë e Punës. Dhe ishte komandant i Divizionit të Korçës. Mosha bëri të vetën. Në vitin 1973 luftëtari shquar i lirisë mbylli sytë. Qarku i Beratit e ka shpallur “Qytetar Nderi i Beratit”.