Sejfulla Maleshova lindi në Maleshovë të Këlcyrës në 2 mars 1900 dhe vdiq në Fier në 9 qershor 1971, ku dhe u varros. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin e Shën Dhimitrit në Korone, atje ku dikur kishte studiuar edhe De Rada. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën “Studenti Shqiptar”, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Kthehet në atdhe dhe për gjashtë muaj bëhet sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli.
…
për më tepë lexoni Gazetën Telegraf