Rusia është futur thellë në Evropë me bazën ushtarake që Serbia i ka lejuar të ndërtojë në Nish, në kundërvënie ndaj bazës amerikane në Ferizaj. Ajo e ka armatosur ushterinë serbe me armët e fundit dhe sistemin antirraketë SS-400. Ambasadori rus shkon në kufirin me Kosovën bashkë me ministrin e Mbrojtjes serb që bën deklarata lufte për marrjen e Kosovës.
Rusia pas Revolucionit të Tetorit, në 7 nëntor 1917, zgjeroi pushtetin e saj me krijimin nga Lenini të Bashkimin Sovjetik, më 30 dhjetor 1922, si një vepër e ideuar nga Joseph Stalin, në atë kohë redaktor i Pravda-s. “Traktati i Bashkimit” bëri bashkë katër shtete: Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë dhe Transkaukazinë. Por nuk i rezistoi kohës pasi dështoi politikisht dhe ekonomikisht.
Në 26 dhjetor 1991, presidenti Boris Jelcin vendosi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe ndarjen e ish-republikave sovjetike nga pushteti qëndror i Moskës që përfaqësonte fuqinë e perandorisë së madhe komuniste të lindjes të njohur si kundërshtare e perëndimit demokratik. Republikat e shkëputura morën drejtime të ndryshme, ndërsa Rusia mbeti si pasardhëse e BRSS.Rusia e re festoi 30vjetorin e rilindjes së saj, në 26 dhjetor 2021.
Fundi i BRSS ka ngelur përgjithësisht në kujtesën e së kaluarës për brezin e vjetër, ndërsa një e pesta e të rinjve në Rusi nuk e di se çfarë ishte BRSS, ose të paktën nuk janë të sigurt për kuptimin e këtyre shkronjave. Humbja e kujtesës historike, nxit mitet e një historie të lavdishme, e cila nuk ka ekzistuar. Propoganda zyrtare zbukuron të kaluarën, ka lënën në heshtje pasojat e rënda dhe krijon ëndërrën e kthimit në jetën e mëparëshme të një superfuqie që nuk ka frikë nga askush dhe ju imponohet të gjithëve. Aktualisht vepron me të gjitha mundësitë për ta rikthyer atë sistem.
Në fillim të viteve 1990, Rusia fillimisht donte të shkëputej nga e kaluara e saj sovjetike dhe të realizonte reformat demokratike të filluara nga Mihail Gorbaçov, por dështoi. Modeli perëndimor me shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe sistemin shumëpartiak nuk arrtiën të marrin formë të plotë. Nacionalkomunistë me nostalgji të BRSS frenuan proceset. Fuqinë kryesore e runate KGB-ja e maskuar me emërtimin e ri FSB-së. Ajo nxiti dhe imponojë pushtetarët e rinj demokratë.
Presidenti Boris Jelcin kishte forcën e pushtetit, mirëkuptimin dhe vullnetin e popullit, si dhe mbështetjen edhe nga perëndimi. Por, ai nuk tregoi aftësi për ndryshimet demokratike dhe lëkundej midis demokracisë dhe nacionalkomunizmit sovjetik. Ai u thellua në fajet e tij me luftën e dytë në Çeçeni, në bombardimin e parlamentit pro-sovjetik në 1993, etj.
Jelcini i sëmurë, i pafuqishëm dhe i frikësuar e zgjodhi Vladimir Putinin si një pasardhës të besueshëm që do ta shpëtonte atë dhe të gjithë familjen e tij nga burgu. Duhet pranuar se Putini me mjeshtëri dhe me dorë të fortë, e ktheu vendin dhe e futi në një rrugë të re. Megjithë dobësitë e shtetit dhe varfërinë e popullit, nuk mund të thuhet se gjithë kohën e trazirave të viteve 1990, Rusia ishte në gjunjë përballë Perëndimit. Ishte koha kur vendi mund dhe duhej të kishte përfituar nga modeli i Evropës në mënyrë që të bëhej një shtet i plotë demokratik.
Rusia shfrytëzoi përmirësimin e lidhjeve me perëndimin, lejoi investimet e huaja, mori kredi, bëri ndryshime të dukshme në ekonomi, ushtri, infrastrukturë, shëndetësi dhe nivelin e jetesës së popullit. Megjithë premtimet për demokraci dhe shtet të së drejtës, në heshtje vazhdojë të lëvizte me modelin e së kaluarës dhe të krijonte idenë e një fortesë të re të perandorisë së rilindur. Për këtë periudhë 30 vjeçare del se janë bërë pak përparime në krahasim me mundësitë e saj si vend i pasur me burime minerale dhe një teritor sa një e katërta e botës!
Rusia është bërë e paparashikueshme! Partnerët e saj perëndimorë detyrohen të pranojnë realitetin. Ngjarja më e rëndësishme e epokës së Putinit është marrja pa luftë e Krimesë, në vitin 2014. Në vazhdim është kthimi i Kievit në armik dhe largimi faktik nga Marrëveshja e paqes së Minskut.
Armët e Putinit janë paparashikueshmëria, imponimi deri edhe me kërcënime për luftë sipas gjeostrategjisë ushtarake në rastet kur Rusia e ndjen veten të rrezikuar, si dhe përpjekiet për krijimin e realiteteve të reja gjeostrategjike. Këto ide janë armët serioze më të fuqishme të tij në 30 vitet e fundit. Perëndimi nuk do luftë. Evropianët nuk duan një luftë të re në kontinentin e tyre. Edhe rusët nuk dëshirojnë të shkojë në luftë, por nëse duhet, do të jenë të gatshëm.
Ndryshimet në sistemin politik dhe në botkuptimin e popullit rus kanë ndikuar që të krijohet një imazh jo real për të ardhmen. Nuk arrihet të bëhet dallimi i qartë midis të kaluarës dhe të tashmes që politika aktuale po e monton gradualisht me një përfytyrim të qëllimshëm në mëndjen dhe sytë e popullit. Më saktë, nuk janë bërë ndryshimet e domosdoshme demokratike. Rusia mbështetet pothuajse tërësisht në metodat e shtetit të diktaturës dhe luftën e klasave sipas mësimeve të Lenint dhe Stalinit. Ajo drejtohet po me metodat e pushtetit autokratik, ka kufizuar të drejtat e liritë dhe pengon opozitën për të ruajtur pushtetin.
Tridhjetë vjet pas përfundimit të Bashkimit Sovjetik, kërkohet që Perëndimi duhet t’i ofrojë Moskës një kartë të re për sigurinë gjithëpërfshirëse në Evropë.Në sfondin e lëvizjeve masive të trupave ruse në kufirin me Ukrainën po shtohen shqetësimet, se Moska mund ta sulmojë vendin fqinj. Vendet e grupit G7 dhe BE-ja e kërcënojnë Rusinë nëse ndërmerr një hap të tillë do të përballet me „pasoja masive”. Në të kundërt Kremlini akuzon Ukrainën, se po armatoset prej Perëndimit dhe po tenton manovrën ushtarake të NATO-s në afërsi të kufirit me Rusinë.
Në 14.12.202, presidenti rus Putin i bëri thirrje NATO-s dhe SHBA-së për bisedime “të menjëhershme” lidhur me „garancitë ligjore për vendin tonë”. Duhet të përjashtohet, sipas Putinit, një zgjerim i aleancës ushtarake në Lindje, si dhe dislokimi i sistemeve të armatimeve në Ukrainë dhe në vende të tjera fqinjë të Rusisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në 16.12.2021,kundërshtoi kërkesat e Rusisë, për përjashtimin e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë dhe theksoi një partneritet të ngushtë me Kievin.
Qeveria e SHBA parimisht është shprehur e gatshme për dialog, por njëkohësisht i hodhi poshtë kategorikisht kërkesat e Rusisë. “Ne jemi të gatshëm, të bisedojmë për këtë”, tha një përfaqësuese e qeverisë së SHBA-së. Udhëheqja në Moskë megjithatë e di, se disa nga kërkesat e saj janë të „papranueshme”. SHBA pas konsultimeve me aleatët e tyre në BE „javën e ardhshme do të përgjigjen me një propozim konkret”.
Zëdhënësja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Jen Psaki, bëri të qartë ndërkaq, se: “Nuk do të ketë bisedime për sigurinë e Europës pa aleatët e partnerët tanë europianë. “Psaki shtoi: “Ne nuk do t’i vemë në pikëpyetje parimet themelore, mbi të cilat është konceptuar siguria europiane, përfshi edhe të drejtën e të gjitha vendeve, për të vendosur për të ardhmen e tyre pa u influencuar nga jashtë.”
Qeveria në Moskë publikoi projektet për dy marrëveshje me qëllim që të ndalohet zgjerimi në lindje i aleancës si dhe krijimi i bazave mbrojtëse ushtarake të SHBA-së në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov tha, se SHBA duhet ta vlerësojnë me seriozitet nismën e qeverisë së tij. Qeveria ruse nuk është e gatshme ta pranojë gjatë situatën e krijuar. Rusia dhe Perëndimi duhet t’i rikonceptojnë raportet mes tyre. Qeveria e tij është e gatshme të negociojë menjëherë në një vend neutral me SHBA-në, tha zëvendësministri rus. Uashingtonit i është propozuar një takim në Gjenevë. Eshtë vendimtare, që garancitë për sigurinë të kërkuara nga Rusia të kenë „efekt ligjor”, theksoi Rjabkov.
Në projektin për marrëveshjen e sigurisë me SHBA-në, dallojnë kërkesat për siguri të Rusisë dhe frikën ndaj Perëndimit, se forcat ruse mund të ndërhyjnë në Ukrainë. Nuk bëhet fjalë për detyrimet ruse për sigurinë evropiane.
1.Rusia kërkon nga qeveria në Uashington që të pengojë anëtarësimin e ish-republikave sovjetike në NATO. Moska kërkon gjithashtu nga SHBA-ja premtimin, se nuk do të ndërtohen baza mbrojtëse ushtarake ne ish-republikat sovjetike, që nuk janë pjesë e NATO-s. Sipas dëshirës së Rusisë, SHBA duhet të heqin dorë nga çdo lloj bashkëpunimi ushtarak me këto vende. Gjatë angazhimit ushtarak në Afganistan bazat mbrojtëse në ish-republikat sovjetike Uzbekistan dhe Kirgistan kanë luajtur një rol qendror për SHBA-në.
Putin dëshiron të likuidojë angazhimin për lirinë e asociimit të shteteve të ish Bashkimit Sovjetik, zgjerimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian. Liria e aleancës dhe anëtarësimit është pika e vërtetë e grindjes. Është më e lehtë për Putinin të deklarojë demokracinë, lirinë e shprehjes, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, megjithëse të gjithë e dinë se këto parime nuk zbatohen fare ose vetëm në një masë të kufizuar në Rusi. Shumica e vendeve anëtare të OKB-së pretendojnë se janë demokraci. Por shumica nuk është.Në të kundërt, ka shumë pak shtete që u mohojnë fqinjëve të tyre të drejtën për të siguruar kufij dhe lirinë e organizimit. Putini do ta ketë të vështirë të justifikojë bindshëm se pse kërkon garanci për Rusinë, të cilën ai po i mohon Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Dhe pse Rusia lejohet të lidhë aleanca ushtarake me Bjellorusinë ose Armeninë, ndërsa Ukraina ose Gjeorgjia nuk duhet të kenë një zgjedhje të lirë për sa i përket anëtarësimit në NATO.
- Rusia është futur thellë në Evropë me bazën ushtarake që Serbia i ka lejuar të ndërtojë në Nish, në kundërvënie ndaj bazës amerikane në Ferizaj. Ajo e ka armatosur ushterinë serbe me armët e fundit dhe sistemin antirraketë SS-400. Ambasadori rus shkon në kufirin me Kosovën bashkë me ministrin e Mbrojtjes serb që bën deklarata lufte për marrjen e Kosovës.
- Putin nuk jep vetë garanci për NATO-n dhe Evropën. Ai ka të drejtën e tij të kërkojë. Kërkesa e sinqertë merr vlerë kur ajo është reciproke duke bërë të qartë edhe garancitë që ai jep për NATO-n dhe Evropën, për shembull në Ukrainë, në mënyrë që të jenë të besueshëm.
Diplomatëve nuk u duhet të kërkojnë gjatë për pika kontakti dhe formulime për një traktat të tillë. Rendi i paqes për periudhën pas Luftës së Ftohtë ekziston tashmë: Karta e Parisit e nëntorit 1990, e cila nga ana e saj bazohet në Aktin Përfundimtar të Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) në Helsinki në 1975.Ai garanton integritetin territorial të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, afirmon përkushtimin për të hequr dorë nga dhuna dhe deklaron “sigurinë e barabartë” për të gjithë si parimin bazë të sigurisë në Evropë. Sipas ligjit ndërkombëtar, shtetet e NATO-s dhe Rusia, si pasardhëse ligjore të Bashkimit Sovjetik, janë të detyruara nga këto angazhime.
4.Rusia vepron aktivisht për rikrijimin e Bashkimit Sovjetik me aleancën e tregut Euro-Aziatik dhe bashkësinë me Bjellorusinë, Azejbarxhanin e Kazakistanin.
Me të drejtë shtrohet pyetja përse ende nuk ka paqe në Evropë? Askush nuk e sulmon Rusinë, por ajo po bën luftë në vendet fqinje, ka pushtuar në fakt teritorin në Lindje të Ukrainës. Putini e paraqet këtë ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Së pari, mjafton një vështrim në vijën e frontit: Rusia nuk u sulmua, por trupat e Putinit po mbështesin sulmet ndaj shteteve fqinje. Së dyti, supozohet se kjo ka të bëjë me një rrugëdalje nga akuzat e njohura.
Angazhimet aktuale në Kartë mund të fitojnë vlerë për Putinin nëse ai personalisht i nënshkruan ato përsëri si President i Rusisë me krerët e shteteve dhe qeverive të Perëndimit. Kjo do të ishte padyshim një fitim në prestigj pas izolimit diplomatik si rezultat i luftës që ai filloi në Ukrainë.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i japin Putinit këtë sukses, sepse në këmbim ata do të marrin nënshkrimin e Putinit mbi garancitë që ai ngurron t’i japë: demokracinë, lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, si dhe parimin që çdo shtet është i lirë të zgjedhë sistemet e aleancës, pa shtrëngim të jashtëm.Përpjekja për të marrë fjalën e Putinit në këtë rast do të ishte një fitore. Putin të dëshmojë sa është i përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Parisit. Në të kundërtën,Putin e ekspozon dëshirën për siguri për të gjithë si një justifikim për planet gjeostrategjike dhe luftën gjeopolitike diplomatike ruse për ndryshimin e realiteteve politike me qëllim rindarjen e zonave të influencës midis perëndimit dhe lindjes dhe forcimin e lidhjeve me Kinën në kundërvënie të aleancës perëndimore.























