Nga romani “Mbreti i Vesës”, Bashkim Hoxha paralajmëron suksesin e radhës: Së shpejti film nga regjisori Pluton Vasi

411
Sigal

Publicisti, gazetari, dramaturgu dhe moderatori produktiv Bashkim Hoxha ka paralajmëruar suksesin e radhës.

“Nga romani “Mbreti i Vesës”, së shpejti film nga regjisori Pluton Vasi me titullin “Këtu vallzohet me hijet”:

Flora u ul në gjunjë dhe për një kohë të gjatë qëndroi në heshtje, ndërsa flaka e qiririt drithëronte mbi plagët e Jezu Krishtit; qenë plagë gozhdësh, ngulur në kryqin e drunjtë, dhe ajo vuri re se njerëzit gjithmonë qanin Jezu Krishtin dhe harronin dhembjen e kryqit; edhe mbi drurin qenë ngulur te njejtat gozhda.

“Në raport me kohën eterne të gjithësisë jetojmë sa një pikë vese” tha ajo dhe ndjeu keqardhje për mundimin njerëzor, si shumë i tepërt për një kohë të shkurtër sa ç’zgjat vesimi.”