Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas Indeksit të bërë publik nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’ vërehet një rënie shqetësuese e mbështetjes dhe respektimit të pavarësisë së media dhe rritje të trysnisë nga aktorë sikurse është oligarkia e Kullave të Alban Xhaferrit.

Ne si palë, aktualisht jemi në proces të një kontrate përfundimtare shkëmbimi për hipotekimin e pronës, dhe unë kam kontaktuar me pronarin e Shoqërisë Ndërtimore Alban Xhaferri, i cili nuk më lë të futem në ambientet ku më takojnë përkatësisht në katet L9 dhe L10, dhe për katet e tjera më ngre pretendime
Historia e luftës për liri të shtypit dhe medias në përgjithësi në Shqipëri është e gjatë dhe e mundimshme. Historikisht, liria e shtypit në Shqipëri kurrë nuk ka parë ditë të mira. Madje edhe sot 32-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, media në përgjithësi, është nën një trysni të egër nga autoritetet zyrtare, të oligarkisë së lidhur me të dhe mafias që dirigjon dhe financon politikanët. Madje, ka edhe oligarkë, të cilët pasi grabitën miliona me objektet social -kulturore, nëpërmjet qirave, po tentojnë nëpërmjet mashtrimeve të grabisin edhe pronat e pronarëve legjitim me të cilët janë futur në marrëveshje tregtare sikurse janë kullat në qendër të Tiranës. Njëri prej këtyre që po tenton të grabisë pronat e pronarit legjitim është edhe ndërtuesi i Kullës “Alban Tower”, Alban Xhaferri, të cilin e ka kallëzuar pronari i truallit në prokurori. Pra, ndërtuesi i Kullës “Alban Tower”, Alban Xhaferri dhe projektuesi i kullës shtetasi italian z.Marco Casamonti janë kallëzuar në prokurori nga pronari i pronës mbi të cilën është ndërtuar Kulla”Alban Tower”, dhe marrëzisht Alban Xhaferri i kërkon mediave dhe shtypit të lirë të mos bëjnë publike skandalin. Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i të drejtave të tjera, sikurse janë ligjërimet politike, por edhe ato tregtare. Madje gjykata ka theksuar rëndësinë e saj kushtetuese dhe është shprehur se ndërhyrja mund të justifikohet vetëm nga nevoja të domosdoshme dhe që përjashtimet duhet të interpretohen ngushtë. Pikërisht për këto të drejta dhe liri të shtypit dhe medias së lirë pak ditë më parë, Telegraf.al ka publikuar denoncimin e një pronari, i cili nuk u lejua të hynte në hyrjen e kulles“Alban Tower”, me ndërtues Alban Xhaferri dhe projektues shtetasin italian z. Marco Casamonti. Dhe pikërisht për këtë ndërtesë e cila ende nuk është marrë në dorëzim nga bashkia, sepse këtyre pronarëve nuk u është dhënë pjesa që u takon pasi mungon marrëveshja përfundimtare. Por, çuditërisht aty banojnë qytetarë dhe ushtrojnë aktivitetin kompani dhe përfaqësi diplomatike, sikurse thuhet se është edhe ambasada e Izraelit dhe të tjera.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas Indeksit të bërë publik nga organizata ‘Reporterët pa Kufij’ vërehet një rënie shqetësuese e mbështetjes dhe respektimit të pavarësisë së media dhe rritje të trysnisë nga shteti ose aktorë të tjerë politikë sikurse është “oligarkia e Kullave”. E përmendëm këtë fakt pasi ndërtuesi Alban Xhaferri që ka marrë përsipër ngritjen e Kullës “Alnban Tower” i kërkonë “Telegraf” ,të mos bëjë publike kallëzimin e pronarit legjitim, të cilin ai nuk e lejoji të futej në pronat e veta dhe ende po e mban “peng” me mos firmosjen e kontratës përfundimtare të shkëmbimit me pronarin e truallit. Duhet të theksojmë që kjo kontratë sipas dokumentave të vëna në dispozicion nga pronari i truallit duhej të ishte bërë rreth 17 vite më parë,pra që në vitin 2007.
Të gjitha këto kallëzime, pronari i truallit do t’ia bëjë të ditur me dije Ambasadës së Izraelit, për parregullsitë e objektit në të cilën ata duan të kryejnë aktivitetin e tyre diplomatik.

Pas kallëzimit në prokurori nga pronari i truallit dhe zyra e avokatëve, më 03 tetor 2024 është bërë një kallëzim penal para Oficerit të Policisë Gjyqësore, pranë Komisariatit të policisë nr.3, Izmir Skura nga pronari i truallit, të cilit pasi iu shpjegua përgjegjësia penale në rast kallëzimi të rremë, sipas nenit 305 të Kodit Penal, me vullnetin e tij të lirë, kallëzoi pronarin e Shoqërisë Ndërtimore “AL-GI” Sh.P.K Alban Xhaferri.

Në lidhje me prezencën time në Komisariatin e Policisë Nr.3, dua të deklaroj se kam adresën e banimin të mësipërme dhe kam bërë një kontratë noteriale në vitin 2011 për një pronë në rrugën “Ibrahim Rugova” përballë me katedralen Ortodokse të cilën e kam patur të trashëguar dhe me dokumenta të rregullta pronësie. Këtë pronë ja kam dhënë për ndërtim shtetasit, Alban Xhaferri pronar i Shoqërisë Ndërtimore “AL-GI” Sh.P.K me të cilin ramë dakort dhe lidhëm kontratën e pjesshme nr 4698 rep/nr.1138 Kol. të datës 22.07.2011, për të cilën kemi firmosur të dyja palët pa pretendime dhe në bazë të kësaj kontrate të pjeshshme 23% e sipërfaqes së ndërtimit do kalojë në favorin tim. Më pas në vitin 2019 saktësisht më datën 11.04.2019 kemi lidhur kontratën tjetër të pjesshme për kalimin e të drejtave me nr.1207 rep/291 kol. për të cilën kemi rënë përsëri dakort të dyja palët dhe kemi firmosur, ku mua sipas kësaj kontrate të pjesshme më takon nga ndërtimi niveli L5, L6, L9, L10 në total 2492.6 m2. Ne si palë aktualisht jemi në proces të një kontrate përfundimtare shkëmbimi për hipotekimin e pronës, dhe unë kam kontaktuar me pronarin e Shoqërisë Ndërtimore Alban Xhaferri, i cili nuk më lë të futem në ambientet ku më takojnë përkatësisht në katet L9 dhe L10, dhe për katet e tjera më ngre pretendime, ndërsa unë i them se duhet t’i përmbahemi kontratës të pjesshme fillestare që kemi bërë dhe të shoh pjesën time që më takon në bazë të marrëveshjeve të pjesshme si të marrë pjesën time siç më takon. Dhe në datën 01.10.2024 ditën e martë une i kam vajtur në zyrë ndërtuesit për ta takuar dhe të më lëri të hyj në katet e mia në nivelet L9 dhe L10, dhe ai mu përgjigj se nuk të lë të hysh në këto kate, pa asnjë lloj shpjegimi. Ky individ për gati një vit më sjellë vërdallë dhe nuk më lë të hyj në pronën time që t’i shikojë se çfarë po ndodh me to si dhe të marrë pjesën time që më takon. Më pengon të hyj në pronën që më takon, dhe më mashtron, që të marrë ndonjë kat tjetër dhe të ndryshojmë kontratën e pjesshme se nuk do të më japi katet që kemi rënë dakort në kontratën e pjesshme, dhe ai thotë që do bëhet siç dua unë. Unë kërkoj që person të ndiqet ligjërisht dhe unë të marrë pjesën që më takon, pasi nuk di se cili është fati i pjesës sime, pasi ai mund ti ketë shitur, dhënë më qira ,apo tjetërsuar ?! Procesverbali i kallëzimit të veprës penale u lexua dhe nënshkrua pa vërejtje.

Ky është kallëzimi i dytë pas atij në prokurori, ku ndërtuesi i kullës Alban Xhaferri, është denoncuar për shtesa pa leje, objekt të pakolauduar dhe zaptim të pronave të tjera. Të gjitha këto kallëzime, pronari i truallit do t’ia bëjë të ditur me dije Ambasadës së Izraelit, për parregullsitë e objektit në të cilën ata duan të kryejnë aktivitetin e tyre diplomatik. Gjithashtu pronari i truallit do t’ia bëjë me dije të gjitha institucioneve dhe inspektoriateve që meren me legalizimin e objekteve për shtesat pa leje.




















