Në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 30-vjeçari

23
Sigal

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Vitin e shkuar, shtetasi me iniciale G. L., u konfliktua me disa shtetas dhe gjatë sherrit dyshohet se ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, një 30-vjeçar i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap në rrugën “Skënderbeu” dhe u vu në pranga shtetasi G. K.(L)., 30 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2023, 30-vjeçari është konfliktuar me disa shtetas dhe gjatë konfliktit ka tentuar të qëllojë me armë zjarri njërin prej tyre.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.