Në 2016, shkurtohen 1.200 mjekë dhe infermierë, miliona euro shkojnë për koncesione

    374
    Ende është e freskët ndodhia para disa ditësh, kur QSUT, zboi pacientët e shtruar në spital, sepse shiu shkatërroi sistemin e ujit të pijshëm. Ndërkohë, që ministri Beqaj, në këto 2 vjet ka bërë dhjetëra tendera dhe ka dhënë me koncesione thuajse të gjitha shërbimet shëndetësore publike. Dhe dje, në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, prezantoi buxhetin e shëndetësisë për 2016, dhe arritje më kryesore e parashikimeve të kësaj ministri është …largimi masiv i bluzave të bardha nga shërbimi shëndetësor publik, sepse nuk ka …buxhet. 
    Reforma e Ministrit Beqaj në shëndetësi: 1.200 bluza të bardha do flaken në rrugë
    PS fitoi votëbesimin e elektoratit në 2013 me 2 premtime të mëdha. E para do të punësojë në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes 300.000 vende pune. E dyta, do të bëjë krejt falas shërbimin shëndetësor publik. Mirëpo, në këto 2 vjet gjendja në spitalet publike, si edhe shërbimi shëndetësor publik, jo vetëm që nuk është përmirësuar, me gjithë reformat e bujshme të ndërmarra, por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në projektbuxhetin për 2016, parashikon 1.200 shkurtime të reja të infermierëve dhe mjekëve, për mungesa fondesh. Dje ministri Beqaj, pohoi se do të largohen menjëherë 338 infermierë, plus atyre që janë zbuar këto ditë. Dhe, ministri Beqaj, u justifikua në Komisionin Parlamentar, se shkurtimi masiv I bluzave të bardha nga shërbimi shëndetësor publik është orientim, këshillë nga BB dhe EURALIUS?! Po ç’punë ka EURALIUS me shkurtimin e vendeve publike në shëndetësi, vetëm ministri Beqaj, mund ta perceptojë. Ndërkohë që mungojnë fondet nuk mund të ulim personelin shëndetësor sepse personeli shëndetësor është amortizatori kryesor që amortizon këtë mungesë fondesh tek pacientët. Pra këtë performancë të dobët të sistemit shëndetësor e amortizon përball pacientëve, e amortizon bluza e bardhë e cila është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët ndërkohë që neve na është thënë dhe duhet të shtojmë, po bëjmë gabimin më të madhe në këto momente që po shkurtojmë për një buxhet, për një fond page rreth 1.5 milion dollarë, gjë që nuk është hiç asgjë tani në totalin e buxhetit të shtetit. Pra më mirë ta shtoi qeveria jo kaq po për të shtuar edhe më shumë fuqi punëtore se sa të shkarkoi siç ka bërë ministri Beqaj. Vetëm reformë nuk mund ta quaj sepse reforma ka për qëllim përmirësimin e kushteve, ka për qëllim rritjen e trysnisë të shërbimit ndaj pacientëve ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj në këtë rast kjo është anti-reformë sepse nuk e realizon këtë qëllim që ne duam të arrimë për sistemin tonë shëndetësor.
    Shkurtimi i vendeve të punës, hap probleme sociale
    Drejtori i spitalit të Burrelit Ylli Berberi dje dha dorëheqjen, sepse nuk mund të zbatonte urdhrin e Beqaj, për të shkurtuar 41 bluza të bardha. Nuk mund ta quajmë reformë shkurtimin e vendeve të punës, sepse duhet të kemi parasysh edhe modelin social që krijojmë duke shkarkuar sot 388, ndërsa ministri ka pohuar se planifikon të shkurtoi për vitin tjetër deri në 1000 e ca vetë, rreth 1000, 1200 veta. Që do të thotë se problemi social që krijohet është shumë, shumë i madh. Janë 1000 e ca familje që humbasin një rrogë me të cilën jetojnë. Dhe ironia është që acarimi i problemeve sociale bëhet nga një qeveri e Majtë! Ne jemi sot në QSUT jemi 1 me 1.9 ndërkohë që duhet të jemi 1 me 4. e kupton sa mangut jemi, kemi 2.1 mangut. Duhet të shtojmë dy të tjerë. Duhet të shtojmë më shumë se 50 për qind personel, për tu krahasuar me vendet evropiane me vendet e rajonit apo Amerikën apo Kanadanë.
    LSI, akuzë Beqajt, zbon partiakisht infermierë dhe mjekë
    Dje deputeti i LSI, Vangjel Tavo e akuzoi Ministrin Beqaj, se po zbon nga spitalet infermierë dhe mjekë, nëse nuk janë anëtarë dhe militantë të PS. Vangjel Tavo: Ju, zoti Beqaj, po i bëni presion duke i çuar ju kontroll për t’i thënë jo mos shkarko këtë se është i joni dhe shkarko atë tjetrin. Ndërsa deputeti Petrit Vasili kundërshtoi këtë buxhet, duke e paralajmëruar ministrin Beqaj se LSI nuk do ta votojë. Petrit Vasili: Ja kam bërë të qartë edhe Kryeministrit edhe Ministrit me një letër, të cilit i kam sqaruar disa motive, besoj unë, shumë të qëndrueshme për të cilat unë e gjykova që një hap i tillë ishte i nxituar. Më çuditi në fakt edhe këmbëngulja kryeneçe për ta çuar këtë punë deri në fund.
    Sigal