Çelet Tregu Tradicional i Krishtlindjeve, nis festa në Nurenberg

499
Tregu i Krishtlindjeve në Nurenburg, një nga më të famshmit në Europë, është hapur zyrtarisht me një ceremoni tradicionale, ku një vajzë e re, veshur me kostumin tradicional festiv, recitoi një poemë nga ballkoni i Kishës “Zonja jonë” në sheshin qëndror të qytetit.
“Ju ftojmë të gjithëve në këtë treg dhe të gjithë ata që janë me ne sot, janë të mirëpritur” tha aktorja e re.
Eventi i njohur me emrin “Christkindlesmarkt” startoi zyrtarisht sezonin e krishtlindjeve në vend.
Çdo vit, ky treg tërheq miliona vizitorë nga e gjithë Europa dhe e gjithë bota, që shijojnë shpirtin dhe atmosferën e festave të fundvitit, duke shitur dhurata tradicionale të krishtlindjeve si lodra druri, ëmbëlsira dhe torta në sheshin qëndror të qytetit.
Zëdhënësi i policisë së Nuremburgut, Elke Schoenwald, tha se këtë vit, pas sulmeve terroriste në Paris, janë marrë masa shtesë sigurie.
“Sipas autoritit të policisë së shtetit, dimë që edhe Gjermania mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste nga xhihadistët dhe tregjet e krishlindjeve mund të jetë në fokus të tyre sepse tërheqin miliona vizitorë vendas e të huaj. Gjithsesi nuk kemi marrë asnjë sinjal për ndonjë kërcënim të mundshëm apo konkret për Nuremburgun” tha Schoenwald, duke kërkuar mirëkuptimin e vizitorëve për prezencë më të lartë të policisë dhe kontrolleve në treg.
Vizitori John Kocinafrom nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se ai nuk është aspak i shqetësuar.
“Ne jemi nga Amerika dhe kemi ardhur dje këtu. Mendoj se gjithcka këtu është e qetë dhe e sigurtë, Gjermania është një vend shumë i sigurt ndaj nuk besoj se do të kemi ndonje problem. Mendoj se në momentin që ne i lejojmë terroristët të na trembin, atehëre ata kanë fituar. Ndaj nuk jemi të frikësuar” tha ai.
Vizitori tjetër Holger Schiffmann, ka ardhur në tregun e krishtlindjeve për të startuar zyrtarisht sezonin festiv.
“Jemi këtu me familjet tona, për të festuar këtë prag festash. Qëllimi ky është, të jemi të gjithë të bashkuar” tha Schiffmann.
Turistja Dorean Jackson, ka udhëtuar për në Nuremberg nga Uashingtoni, për të përjetuar krishlindjet sipas traditës gjermane këtë vit.
“Kemi sjellë këtu fëmijët tanë sepse mendojnë se është një atmosferë magjike sepse askush nuk i feston krishtlindjet si në gjermani dhe mendoj se duam të shijojmë njëherë këtë festë këtu. Ndaj kemi ardhur” tha ajo.
Tradita e tregut të krishtlindjeve në Nuremberg ka nisur në vitin 1628, për tu pasur më pas në të gjitha qytetete e tjera gjermane nga viti 1737.
Tregu i krishtlindjeve në Nurembegr mbyllet mbrëmjen e krishtlindjeve më 24 dhjetor, kur gjermanët festojnë tradicionalisht natën e krishtlindjeve.
Sigal