Mosha ideale kur duhet të nisësh me përkujdesin ndaj lëkurës, sipas ekspertëve

34
Sigal

Të krijosh një rutinë për përkujdesin e lëkurës nuk është aq e thjeshtë. Ka ca rregulla specifikë, masa të caktuara se sa produkt duhet të përdorësh dhe sigurisht, një moshë se kur duhet të nisësh me krijimin e kësaj rutine. Në këtë artikull do të njihesh pikërisht me momentin dhe moshën e duhur për të nisur me përkujdesin e lëkurës.

Në fakt, pyetja se “kur duhet ta nisësh një rutinë për kujdesin e lëkurës?” është paksa e ndërlikuar. Sipas dermatologes dhe themelueses së markës së përkujdesit ndaj lëkurës “BTWN”, Brooke Jeffy, ideja nuk është se kur e nis, por se cilat janë produktet e përshtatshme për një moshë të caktuar. Për shembull, përdorimi i SPF-së nis që te bebet.

Corey L. Hartman, dermatolog dhe themelues i “Skin Wellness Dermatology” shprehet: “Vitet e para të adoleshencës, veçanërisht mes moshës 10-14 vjeç janë ideale për ta prezantuar lëkurën me një rutinë për kujdesin e fytyrës. Në këtë moshë, fëmijët mësojnë rëndësinë e kujdesit të lëkurës dhe higjienës. Por, dermatologu thekson se rutina duhet të jetë shumë e thjeshtë: larës, hidratues, SPF.

Mosha ideale kur duhet të nisësh me përkujdesin ndaj

Megjithëse, duke marrë parasysh problematikat dhe gjendjet e ndryshme të lëkurës, nuk ka në udhëzim specifik që funksionon për të gjithë. Qëllimi kryesor e nisjes së rutinës është mbajtja e një lëkure të pastër dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Kjo domethënë se duhet të blesh një larës, ose heqës grimi, hidratues dhe SPF, sigurisht, të përshtatshme me llojin e lëkurës. Në rast se lëkura jote ka akne ose është pro-aknetike, sugjerohet vizita me një dermatolog për të parë më hollësisht gjendjen e lëkurës.

Përdorimi i serumeve të shtrenjta, maskave, trajtimeve me LED etj nuk rekomandohen në një moshë të hershme, pasi shumë prej këtyre produkteve përmbajnë formula të ndërlikuara, të mbushura me përbërës të fuqishëm, të cilat janë të përshtatshme për një moshë më madhore.

Mosha ideale kur duhet të nisësh me përkujdesin ndaj

“Adoleshentët nuk kanë nevojë të përdorin serume me vitamin C, retinoidë kundër plakjes, eskfoliues kimikë, tonikë, apo maska që bëhen trend në TikTok”, shprehen Dr.  Rachel Westbay, dermatologe, ndërsa Dr. Hartman shton se mosha e duhur për përdorimin e këtyre është periudha në të 20-at.

Ka disa arsye bindëse për këto këshilla: “Para-adoleshentët që përdorin produkte që janë shumë të ashpra ose të papërshtatshme për lëkurën e tyre, pasi ato janë krijuar për lëkura më të maturuara, janë të dëmshme. Unë besoj fort se kjo është ndër arsyet më themelore pse shumë nga pacientët e mi të rinj në moshë hasen me problematika dhe irritim”, shton eksperti Hartman.

Një tjetër rrezik lidhet edhe me shëndetin mendor. “Aktualisht, shumë të rritur po përballen me standarde aspak reale të bukurisë, të caktuara nga shoqëria, industria e kozmetikës dhe modës dhe rrjetet sociale. Me kaq shumë fëmijë që përballen dhe përshtaten me këto “standarde dhe trende” në një moshë të hershme, ka gjasa që fiksimi me bukurinë dhe përkujdesin e lëkurës të ketë pasoja afatgjata në vetëvlerësimin e tyre. Kjo gjeneratë në veçanti haset me dismorfi trupore dhe fiksim të përgjithshëm me kujdesin e lëkurës. Kjo përkeqësohet edhe nga përdorimi pa kriter i filtrave nëpër foto”, shprehet Dr. Westbay.