Masakrimi i çiftit Pasho në Itali, Elona Kaleshi kërkon të dalë nga burgu

323
Sigal

Avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi kërkojnë lirimin nga burgu të klientes së tyre Elona Kaleshit ish të dashurës së djalit të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, e cila akuzohet për vrasjen e tyre.

36-vjeçarja akuzohet për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të tyre, të gjetura në valixhet në Firence këtë muaj, pesë vjet më vonë zhdukja e tyre në 2015.

NOA

E reja shqiptare dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, disa ditë pasi erdhën në Itali për të pritur daljen nga burgut të djalit të tyre, Taulantit.

Por prindërit e këtij të fundit u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në katër valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja.

Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.