Ledio Braho: 630 mijë qytetarë të bëjmë padi në prokurori dhe të kërkojnë dëmshpërblim

629
Sigal

Juristi Ledio Braho u bëri thirrje 630 mijë shqiptarëve të prekur nga skandali i publikimit të pagave të bëjnë një kallëzim për këtë shkelje që iu është bërë.

Ai theksoi se, ndoshta në këtë mënyrë, institucionet e drejtësisë do të kuptonin rëndësinë e asaj që ka ndodhur.

“Në momentin që shohim një shtet kaq apatik, institucione drejtësie kaq apatike, mendoj se ka ardhur momenti që një veprim të bëhet. Janë 630 mijë shqiptarë ndaj të cilëve është kryer një vepër penale. Nëse secili prej këtyre 630 mijë shqiptarëve të bënte një denoncim në prokurori, atëherë kjo mund ta bëjë këtë institucion të kuptojë rëndësinë e kësaj që ka ndodhur. Duke bërë kështu debate televizive, statuse në Facebook, mbase askush nuk e merr seriozisht. Hajde, të gjithë shqiptarët të bëjmë një akt procedurial të vëmë këto institucione në lëvizje. Këtu pak gjëra kanë ngelë për të dalë”, u shpreh Braho.