Ky është shteti ku gratë jetojnë më mirë

35
Sigal

Sipas raportit të PRIOResearch dhe Indeksit të Paqes dhe Sigurisë së Grave, i cili klasifikoi vendet në mbarë botën bazuar në gjendjen e grave në shoqërinë e tyre, janë nëntë shtete europiane në dhjetëshen e parë, dhe mes tyre, Danimarka, Zvicra dhe Suedia.

Hulumtimi nis nga ideja se shoqëritë në të cilat gratë jetojnë më mirë janë më paqësore, demokratike dhe më të përgatitura për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike. Për përpilimin e renditjes janë përdorur 13 tregues, duke filluar nga ligjet për arsimin dhe punësimin te perceptimet për sigurinë dhe dhunën.

Këtë vit u prezantua një tregues i ri, i cili identifikon dhunën politike ndaj grave, një fenomen që po rritet në mbarë botën. Nëse vendet skandinave janë në krye për sa i përket të qenit grua dhe për cilësinë e jetës, Danimarka është vendi ku gratë jetojnë më mirë. Treguesit, të cilët matin përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë e grave, në fakt kanë nxjerrë në pah sesi vendi skandinav është në krye të nivelit të barazisë midis burrave dhe grave.

Ky është shteti ku gratë jetojnë më mirë

Në Danimarkë të gjitha gratë kanë akses në një llogari bankare; është një nga 14 vendet me një kod ligjor për barazinë gjinore dhe me rezultatin më të lartë në aksesin e grave në drejtësi. Por jo vetëm kaq, sepse nga shëndetësia te arsimi, nga përfaqësimi politik te punësimi, Danimarka duket vërtet të jetë një ishull i lumtur në të cilin mund të jesh grua.

Pa përmendur gjithçka që ka të bëjë me sferën e familjes, që nga leja prindërore e deri te subvencionet që jep shteti për fëmijët, deri në moshën madhore. Më pak fjalë, Danimarka është një vend ku gratë ndihen të sigurta, kanë të drejta të barabarta dhe ku diskriminimi gjinor është pothuajse nuk ekziston.

Po vendet e tjera? Italia renditet në vendin e 34-të, ndërsa shteti i fundit europian në renditje është Ukraina. Vendet e dyta dhe të treta më të këqija për të qenë “grua” në Europë janë përkatësisht Kosova dhe Azerbajxhani. Rezultati i ulët i Kosovës lidhet me nivelet e dobëta arsimore dhe punësimit për gratë, si dhe numri shumë i lartë i vdekshmërisë amtare.