“Kursk”, rënia fatale e gjigantit

763
Sigal

DOSSIER/ Si u mbyt Kryqëzori i nënujshëm. Ditë pas dite me tragjedinë e madhe në Flotën Detare Ruse

Nga raportimi i ngjarjes gazetari Nikolai Çerkashin bën një investigim të plotë mbi shkaqet e mbytjes. Të dhënat e këtij dosieri janë pjesë nga libri i Nikollaj Cerkashit “Unisjonnie Bezdnoj”,(Të rrëmbyer nga thellësitë) kushtuar mbytjes së Kryqëzorit Atomik të Nënujshëm “Kursk”, që pësoi avari vdekjeprurëse në gusht të vitit 2000.

Kryqëzori i nënujshëm pëson fatkeqësi. “Kursku” i famshëm qëndron në fund të detit. Edhe pse një tragjedi e madhe, mediat tashmë nisën “konkursin” se kush do ta pasqyronte më mirë dhe më me shumë elemente ngjarjen. Një detyrë e tillë iu ngarkua edhe gazetarit Nikolai Çerkashin, i cili vite më vonë botoi një libër. Gazetari e nis gjithçka me marrjen e lajmit, thjesht, nëpërmjet nënës së tij, për të arritur hap pas hapi në konkluzione konkrete. Gazeta “Telegraf” boton vetëm ditën e parë se si është përcjellë lajmi.

Telefonata

Prapë në flotën tënde diçka ka ndodhur. Njëra nga nëndetëset ka mbetur në fund të detit, janë shkatërruar reaktorët…“Flota ime”, kjo është Flota e Veriut. Nënën time e kam “radiomarrëse”, ajo dëgjon radion ditë e natë, gjithashtu edhe televizorin e shikon (unë nuk mundem), prandaj tërë lajmet e rëndësishme nga ajo i marr. Kryeredaktori i “Rosijskoj Gazeti”, Vladisllav Fronni iu gëzua paraqitjes sime. Urgjent shkruaj për kapitullin “Komente”. Por çfarë të komentoja, kur nuk kisha asnjë informacion të sigurt. Epo u ula të shkruaj duke u nisur nga përvoja e deritanishme.

Pasqyrimi

“Kursku” ka rënë në fund të detit, por ka shanse të dalë”. Me këtë titull e vendosën njoftimin tim në faqen e parë. Ndërkohë erdhën “morset” e para, më shumë, më alarmante, ndaj m’u desh të ndërroja titullin: “Kryqëzori i nënujshëm ka pësuar avari”. Kjo ishte më afër të vërtetës… “Rezultatet paraprake të vrojtimit të jashtëm, nëpërmjet batiskafit të thellësive të mëdha, në trupin e nëndetëses atomike “Kursk”, që pësoi avari në detin Barenc, nuk vërtetohet varianti i përplasjes me një objekt të panjohur. Për këtë korrespondenti i ITAR TASS- it u njoftua nga një përfaqësues i ndërmarrjeve ushtarake, i lidhur me prodhimin e teknikës luftarake-detare, i cili është pjesëtar në operacionin për shpëtimin e nëndetëses. Ai nuk përjashtoi mundësinë e dëmtimit të pjesës së bashit të nëndetëses, që u pasua me mbytjen e lokalit të silurëve, që ka ardhur si rrjedhim i një shpërthimi në këtë ambient”.

Shpërthimi

Por më alarmues ishte fakti që kryqëzori i madh i tipit “Antej 2” nuk u përgjigjej sinjaleve të shpëtuesve. “Të shtunën më 12 gusht të vitit 2000, në ora 11:27 minuta e 27 sekonda, sipas orës së Moskës, kompjuteri i stacionit Sizmologjik “Kapacok” në Norvegjinë Veriore, regjistroi një shpërthim në rajonin e stërvitjeve në detin Barenc. Pas 2 minuta e 15 sekonda u dëgjua shpërthimi i dytë, për nga fuqia i barabartë me një tërmet jo të madh. Dhëmbëzat e diagramit, të fiksuar, i tremben bashkëpunëtorët e Institutit Sizmologjik në Oslo, vetëm ditën e hënë. Në ditët e pushimit instituti ishte i boshatisur. “Shpërthimi i dytë e tronditi “Kurskun” me forcën e barabartë me dy ton lëndë shpërthyese. Në lokalin e shtatë bien raftet metalike, fluturojnë arkat, trupi i çeliktë pëson çarje. Kalesnikovin vala me forcë e përplasi në pultin e drejtimit. Lokalin e parë të silurëve e preu si me gijotinë. Tubat, pjesët metalike, të shpërfytyruara, ato nuk njihen. Detonacioni shkatërroi paretet ndarëse…”.

Shkatërrimet

Uragani i shpërthimit të shumë silurëve në lokalin e bashit drejtohet për në kiç, duke shkatërruar paretet hermetike të blinduara, si të ishin prej kartoni, çeliku i trashë, i përthyer në kaçurrel. Goditja e zjarrtë zhduku gjithçka, që ishte në lokalin e dytë…në lokalin më të populluar, të tretin, të katërtin, të pestin… Forca e shpërthimit u dobësua vetëm përpara lokalit të gjashtë… i përforcuari, lokali i reaktorëve. Hyrja për tek ai është përforcuar me dhomëzën e shluzit. Përfytyroni çfarë përjetuan ata që mbetën gjallë pas lokalit të reaktorëve. Çfarë ndodhi në postin qendror, në lokalin e dytë, në diapazonin e 135 sekondave, pas shpërthimit të vogël, tanimë nuk mund të na i dëshmojë askush.

Komandanti i Flotës së Veriut Admiral Popovi: “Sinjali i fundit i nëndetëses”

Komandanti i Flotës së Veriut, admiral Popovi kujton: Ajo ditë…që tani e më pas tek shumë njerëz, në mënyrë fatale jeta do të ndahet më dysh – pjesa e parë – deri ditën e tmerrshme, e dyta – pas ditës fatale…Atë ditë flota mori një plagë, e cila nuk do të shërohet shpejt. Ajo ishte një tragjedi ndërkombëtare që nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e njerëzimit. Më 12 gusht do të mbyllej stërvitja e madhe e Flotës së Veriut, në të cilën morën pjesë pothuaj të tëra anijet e flotës. Lëshimet e raketave dhe qitjet me silurë kishin kaluar dhe komanda e flotës duhet të ishte plotësisht e kënaqur me rezultatet. Prova e gatishmërisë për lundrimin e radhës në Mesdhe ishte dhënë me notën shkëlqyeshëm. Kishte mbetur i fundit sulmi mësimor i kryqëzorit atomik raketambajtës K-141 (Kurskut) kundër grupimit të anijeve luftarake. Shigjetat e orëve të anijeve tregonin 11 e 37 minuta, kur grupimi i anijeve në përbërje të të cilëve ishte edhe kryqëzori i rëndë atomik, raketambajtës “Pjetri i Parë”. Rajoni ishte i studiuar mirë, të gjithë e dinin deri në hollësitë më të vogla, atje s`ka rreziqe navigacionale, nuk ka asnjë objekt të mbytur. Grupimi përforcoi vrojtimin akustik dhe vizual. “Kursku” mund të sulmonte në çdo moment, ndaj kishte rëndësi të dëgjoje qitjen me silurë dhe pastaj daljen e silures në sipërfaqe, të dërgoje silurkapësen për ta ngritur në bordin e saj. Por me gjithë vëmendjen e akustikëve dhe sinjalizuesve – vetëm qetësi. Në ora 14 e 12 minuta grupimi doli nga rajoni i qitjes. Qitja me silurë ishte ndërprerë, ndërsa shkaqet askush nuk mund t’i shpjegonte. Duhej pritur raporti i komandantit të “Kurskut”, Ljacin. Admiral Vlaceslav Popovi tregon se stërvitja e flotës po ecte mirë deri me 12 gusht, kur ishin lëshuar të gjitha raketat nga kryqëzori “Pjetri i Madh” dhe u eksperimentua me sukses kompleksi i bashit “Fort”. Pra mbeti vetëm qitja me silurë nga “Kursku” dhe kundërveprimi i grupimit të forcave të mbiujshme. Qitje nuk pati, por kjo ndodh jo rrallë, si rezultat i një seri shkaqesh teknike e taktike. Kaluam në rajonin nga ku “Kursku” do të bënte qitje; nuk zbuluam asgjë. Në muajin gusht në detin Barenc hidrologjia është shumë e keqe, e ashtuquajtura tipi 6. Më 11 gusht për herë të fundit tingëlloi zëri i komandantit të “Kurskut”- kapitenit të rangut të parë, Ljacinit. Raportoi pas lëshimit me sukses nga thellësia e raketës. Pas mbarimit të bisedës nëndetësja u zhduk në thellësitë e detit Barenc. Por këtë herë përgjithmonë…