Kryeprokurori i Antimafias Italiane, kokaina nga Shqipëria është në duart e Ndranghetës, paratë e trafiqeve investohen në Lojërat e Fatit

524
Sigal

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka konfirmuar lidhjet mes trafikantëve shqiptarë e mafias kalabreze

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho, ka konfirmuar dhe një herë dje lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës e mafias kalabreze Ndrangheta. Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokurorive italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafias italiane e shtirë pothuajse në të gjithë Evropën dhe që përmes shoqërive offshore dhe investimeve në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencuar tregjet ekonomike kudo qofshin.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho:

“Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjinoheshin një herë e një kohë. Janë sipërmarrje në të gjitha drejtimet me pasuri të pakufishme që ndikojnë në ekonominë reale” – deklaroi dje Kryeprokurori i Antimafias e Antiterrorizmit italian Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencës vjetore “Masat parandaluese ndaj kapitalit; legjislacioni e praktikat e veprimit” mbajtur në qytetin e Venecias. “Mafia kalabreze, Ndrangheta, – tha Kryeprokurori i Antimafias Italiane, Federico Calfiero De Raho- , kontrollon një ekonomi të gjerë përmes trafikut të kokainës që mbërrin me tonelata nga Amerika jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por dhe përmes porteve të Adriatikut në Shqipëri”. Sipas kryeprokurorit të Antimafias, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në veri të Evropës përmes një organizimi sipërmarrës që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre.

 Investimet e Mafies është në shoqëritë e lojërave të fatit

“Tregu i drogës, tha ai, përmes shoqërive offshore investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimin e parave e kushtëzimin e tregjeve kudo qofshin”. “Faktikisht, ka deklaruar De Raho, gjendemi përballë një borgjezie mafioze që merret me shuma parash të pallogaritshme me profesionistë, kontabël e avokatë që shndërrohen në mendjen e tyre të rafinuar.”