Kryemadhi zbulon skemën si kryejnë evazion fiskal kompanitë e inceneratorëve: Dy pensionistë 94-vjeçarë blenë biznese me 30 milionë dollarë

78
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zbardhi sot skemën e evazionit fiskal me kompanitë e inceneratorëve.

Duke dhënë detaje të disa prej kompanive të krijuara të cilat kanë kryer evasion fiskal, Kryemadhi tregoi edhe rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

“I gjithë sitemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte mga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj “Në ministrinë e financave ekziston drejtoria e koncensioneve që kontrollon investimin e çdo koncensioni. Qeveria paguan prej 2017 një koncension të lidhur me kontratë në mënyrë të paligjshme. Kjo drejtori ka për detyrë të investojë ku janë 128 milionë euro investim”.