Itali, 1 Qershor nis faza e dytë për studentët, dokumentacioni për kërkesën e vizës

    760
    Sigal

    EMIGRACION/ Vazhdojnë aplikimet për regjistrimet në universitetet italiane për studentët shqiptarë

    Vazhdojnë aplikimet për studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në universitetet italiane. Për aplikimin për këto studime, studentët duhet të ndjekin me rigorozitet udhëzimet e lëshuara nga Ambasada Italiane në Tiranë. Aty do të gjejnë dhe modularët që duhen plotësuar për çdo fazë të aplikimit, si dhe të gjitha procedurat që duhet të ndjekin deri në përfundimin e tyre.

    Studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2013/2014 duhet:

    1) në fazën e parë, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit (dokumentet do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës Italiane, duke caktuar takim nga data 21 mars 2013 deri në datën 21 qershor 2013) për të sjellë dokumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të kësaj Ambasade;

    2)  më pas, nga data 1 qershor deri në datën 31 korrik 2013, do të dërgohet përmes korrierit Albanian Courier, Dëftesa e Pjekurisë (ose Diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet.

    Ambasada Italiane do t’u lëshojë vizën studentëve sapo të ketë përfunduar vlerësimi i dokumentacionit dhe do t’i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes Albanian Courier) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara.

    FAZA E PARË: PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTIRMIN

    Studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online, të kësaj faqeje internet, duke zgjedhur shërbimin “Regjistrimet Universitare”. Takimi mund të caktohet edhe përmes call center-it, në numrin 0900 404 4000. Takimet mund të caktohen nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013.

    Studentët duhet të paraqitën në datën e takimit me dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. formulari i regjistrimit (modello A) tërësisht i plotësuar por i pa firmosur.

    Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare, që nuk do të mund të ndryshohet më pas. Lista e të gjithë degëve mund të konsultohet në adresën http://ëëë.studiare-in-italia.it/studentistranieri/ .

    1. formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar, por i pa firmosur.

    1. Dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal. Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore. Studentët që kanë marrë Dëftesën e Pjekurisë para vitit 2012 duhet të sjellin edhe certifikatën e Maturës Shtetërore (ose, nëse do ta marrin në verën e 2013-ës, një kopje të formularit të regjistrimit në provime ose certifikatë regjistrimi të mëparshëm në universitet).

    Nxënësit  e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2013-ës, do të paraqesin një kopje të formularit A1 me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2013. Këta nxënës duhet të dorëzojnë në Ambasadë dëftesën origjinale përpara lëshimit të vizës.

    Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), përveç Dëftesës së Maturës Shtetërore, duhet të dorëzojnë edhe Diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do te marrin Diplomën brenda verës së vitit 2012, duhet të dorëzojnë një Vërtetim me provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.

    Dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare ( dëftesa e pjekurisë, diploma e shollës së lartë, lista e notave dhe programi i detajuar i studimeve) duhet të jenë të legalizuara.

    Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (rruga “Budi” 58/3; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar.   

    Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (rruga “Budi” 58/3; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar.

    1. Fotokopje e  Certifikatës së gjuhës italiane të nivelit B2 të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3 dhe Shoqata “Dante Alighieri”. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim (këta studentë do të pranohen me rezervë në para-regjistrim; procedura e lëshimit të vizës do të përfundojë me sukses nëse kalohet provimi).
    2. Fotokopje e pasaportës.
    3. 2 fotografi për dokument

     

    Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf, ku duhet të shënohen:

    • Emri dhe mbiemri i studentit
    • Universiteti, Fakulteti, Dega e studimit
    • Numri i telefonit (celular dhe telefon fiks)
    • Adresa e postës elektronike (e-mail)

    KUJDES: Studentët që nuk kanë mbushur moshën madhore duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit ditën e paraqitjes së dokumentacionit.

    Studentët duhet të plotësojnë të dhënat personale mbi zarf dhe formularët me shkronja kapitale dhe me grafi të lexueshme

     

    FAZA E DYTË: DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS

     Nga data 1 qershor deri në datën 31 korrik 2013, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Albanian Courier dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk do të jetë e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës më të afërt të Albanian Courier.

     Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

     1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit: Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në master) të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (rruga “Budi” 58/3; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar.

    2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me një fotografi të bashkëngjitur

    3) Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë

    4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së  pasaportës me të dhënat personale;

    5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:

    • në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi për periudhën 24.08.2013 – 31.01.2014, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
    • në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
    • në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.

    6) Sigurim shëndetësor për udhëtim i vlefshëm nga data 24.08.2013 deri më 31.01.2014.

    7) Faturë bankare: deklaratë origjinale nga një bankë italiane në Shqipëri që të vërtetojë  derdhjen e pakthyeshme në favor të vetë studentit, me vlerë 4.500 euro. Banka duhet të deklarojë transferimin e kësaj depozite në filialet e saj në Itali. Shuma e depozituar mund të zhbllokohet vetëm nëse Ambasada Italiane deklaron se: 1) të interesuarit i është refuzuar viza për studim/universitet; 2) i interesuari ka hequr dorë nga kërkesa për vizë, e konfirmuar nga Ambasada.

    Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për tu informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve.

    Pasaportat do t’u kthehen të interesuarve përmes korrierit postar Albanian Courier, bashkë me dokumentacionin origjinal që studentët duhet të paraqesin pranë Universitetit ne Itali. Për ridorëzimin e dokumenteve, studentët duhet t’i paguajnë korrierit një tarifë prej 198 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) nëse banojnë në qytete të tjera.

    Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2013 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data 24 gusht deri më datën 31 janar 2014.

    Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për banorët e qyteteve të mëposhtme: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

    Studentët që nuk janë me vendbanim në këto rrethe duhet t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme Italiane në Vlorë ose Konsullatës Italiane në Shkodër.

     

    Si duhet të veprojnë  studentët në përzgjedhjen e universitetit?

    Hapi i parë: futuni te kjo adresë  uebsite:

    http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/

    Hapi i dytë: në anën e majtë të faqes, do të klikoni sipër aty ku shkruhet

    Nelle universita italiane

    Hapi i tretë: pasi të klikoni aty do të hapet një faqe ku shkruhet Universita dhe poshtë kësaj fjale duhet të përzgjidhni universitetin e atij qyteti që keni menduar të ndiqni p.sh. Universita Politecnico di Baridhe klikoni Invia.

    Hapi  i katërt: do ju shfaqet një tabelë me disa kolona ku përmenden në kolonën e parë: FACOLTÀ ( këtu janë paraqitur të gjitha fakultetet që ofron ky universitet);  Në kolonën e dytë: CLASSE DELLE LAUREE ( paraqiten disa shkronja si p.sh. L = Laureatrienale ( pra cikli Bachelor – 3 vjeçar nga fillimi i studimeve universitare  ), LM = Laurea Magistrale ( a ciclo unico; cikli 5 vjeçar i pashkëputur në 3+2 ), LMG =  ( e sigurt që është 5 vjeçare, pra 5 vjet rresht ). Ju n.q.s. jeni student që doni të filloni universitetin për herë të parë në ciklin 3 vjeçar fokusohuni tek shkronja L. Studentët që e kanë përfunduar ciklin 3-vjeçar ose janë në përfundim të tij duhet të fokusohen te shkronja LM ose LMG.    Në kolonën   POSTI PREVISTI PER STUDENTI STRANIERI  do vëreni një numër që tregon numrin e vendeve vakante që universiteti ofron për studentët e huaj. Por duhet të keni kujdes, sepse në kolonën e fundit     DI CUI    DETT  do shikoni një lupë ngjyrë blu. Klikoni mbi lupën dhe do ju shfaqet një shpjegim. Shpjegimi ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të vendeve vakante të rezervuara që do të jetë e barabartë me numrat e shpallura sipas kësaj kolone duke zbritur numrin  e vendeve që janë rezervuar nga projekti Marco Polo  ( projekt për vendet aziatike).

    Prsh:

    FACOLTÀ CLASSE DELLE LAUREE CORSO TIPO
    CORSO
    SEDE POSTI
    PREVISTI
    PER STUDENTI
    STRANIERI
    DI
    CUI
    DETT.
    AGRARIA L-25-Scienze e tecnologieagrarie e forestali Scienze e tecnologieagrarie C BARI 20