Ilia S.Larti/ Higjiena mentale dhe mënjanimi i emocioneve të fuqishme

    2189
    Higjiena mentale është degë e psikologjisë së zbatuar, e cila merret me zbatimin e arritjeve të psikologjisë, fiziologjisë dhe të higjienës së përgjithshme për zhvillimin normal psikik të individit. Higjiena mentale është gjithashtu veprimtaria e orientuar për ruajtjen e shëndetit psikik dhe mënjanimin e çrregullimeve shpirtërore, për arritjen e ekuilibrit psikik, kur ai është çrregulluar.
    Higjiena mentale ose shpirtërore, funksionon nëpërmjet disa parimeve si:
    1. Njohja e vetvetes
    2. Mënjanimi i emocioneve të fuqishme
    3. Zhvillimi i tolerancës frustative
    4. Të ushtruarit e veprimtarisë që japin kënaqësi
    5. Të manifestuarit të tolerancës së kulturuar 
    6. Pjesëmarrja aktive në jetën sociale
    Po japim kuptimin e secilit parim:
    1/1.Njohja e vetvetes
    Në këtë aspekt për ta kuptuar më mirë këtë parim, shtrojmë pyetjet:
    a.Cila është më e vështirë në jetën dhe veprimtarinë e një njeriu..? Përgjigje: “Të njohësh vetveten..!”
    b.Cila është më e lehtë në jetën dhe veprimtarinë e një njeriu..? Përgjigje: “Të shash dhe mos përfillësh të tjerët..!” Njohuria është dije e fituar nga librat, nga përvojat më të mira dhe historitë e jetës së të tjerëve, të cilat janë fiksuar në memorien e brezave, nga analizat studimet personale, zbulimet dhe përvoja e krijuar, nuk ka kufi te ndare midis njohurive dhe eksperiencës. Njohja apo njohuritë lidhen me përvojën. Përvoja në këtë kontekst ka te beje me gabimet qe bën dhe çfarë është bere për t`i korrigjuar ato. Totali i gabimeve te bëra dhe veprimet që kryen për t`i korrigjuar e bashkuar me njohuritë, duke përfshirë dhe intelektin e personit përbën eksperiencën (përvojën). Eksperienca fitohet nga gabimet, zgjidhjet e gatshme te marra nga te tjerët ose zgjidhje origjinale jo te gjetura te gatshme nga te tjerët ose libra. Është rezultat i gabimeve qe ndodhin, i te menduarit gjate, provave eksperimenteve, analizës, konkluzioneve paraprake etj. Në stadin etik, njeriu etik i njeh dhe i pranon rregullat që formulon arsyeja, mundohet që t`iu përmbahet normave morale të cilat japin elementët e qëndrueshmërisë. Njeriu etik i pranon kufizimet që imponon përgjegjësia morale ndaj jetës së tij. Njeriu i kësaj faze, mundohet që t’iu përmbahet normave morale dhe ky është stad i angazhimit dhe besnikërisë. Njeriu etik i pranon detyrimet e arsyes universale të njeriut. Njeriu etik, duke mbajtur një qëndrim të prerë ndaj çështjes morale, duke e pasur vetëmjaftueshmërinë morale, të keqen morale e konsideron si produkt të injorancës ose të dobësisë së vullnetit. Martin Hajdegri, duke krijuar një konceptim dhe kuptim të ri për njeriun, thotë se vetëm njeriu, ndryshe nga sendet; ka lidhje me qenien e tij, sepse vetëm njeriu e gjen veten si “ të hedhur në botë” dhe që i duhet të zgjedh, sesi të jetë. Vetëm njeriu ka përjetime të tilla, aq të pranishme si: ankthi, frika, halli dhe shqetësimi për vdekjen. Këto përjetime njerëzore dhe të tjera si këto i shtynë njeriun të bëjë jo vetëm pyetjen për qenin e kufizuar të tij, por edhe për pyetjen më të gjerë se çdo të thotë te jesh. Sipas Hajdegerit fjala njeri, mund të mashtrojë, sepse në historinë e filozofisë përkufizimet për njeriun kanë pasur tendenca t`u ngjajnë përkufizimeve për sendet. Për këtë arsye, Hajdegeri sajoi një fjalë të re për të përshkruar më me saktësi përvojën e ekzistencës njerëzore dhe kjo fjalë është “asein”, që në gjermanisht do të thotë “të jesh atje”. Vlera e cilido individi, përcaktohet nga qëndrimet e tij ndaj vetvetes të të tjerëve si dhe shkallës së pjesëmarrjes, në ndarjen e punës, marrëdhënieve me të tjerët, për ide koncepte, të cilat i kërkon dhe i shërbejnë jetës shoqërore. Në këtë kuptim nëse njeriu e pranon këtë jetë shoqërore, kjo i jep atij rëndësinë dhe vlerësimin në sy të njerëzve me të cilët bashkëjeton dhe punon të një njeriu me vlera dhe nuk vonon dhe e pranon si një hallkë në hallkat e zinxhirit të madh, që lidh anëtarët e shoqërisë. Pra, kuptohet se vendi i individit në shoqëri kuptohet dhe vlerësohet nga aftësitë intelektuale, dhe vlerat e tij morale për t`iu përshtatur harmonisë dhe mikroklimës së shoqërisë, si një promotor i bashkëjetesë së saj. Pra, esenca e njeriut, qëndron në hapjen drejt të ardhshmes, në projeksionet e tij ekzistenciale, me të cilat i realizon mundësitë e tij. Forma themelore e shfaqjes së qenies njerëzore dhe e realizimit të mundësive, është koha. Koha, sipas Hajdegerit nuk është ajo kohë objektive, por është qenësisht e lidhur me veprimtarinë praktike të njeriut. Koha e njeriut përcaktohet me projekte njerëzore, një kohë e mbushur me veprimtari krijuese. Nga koha rrjedh historia e njeriut. Ai që bëhet një ekzistencë, duke e përvetësuar situatën e tij faktike, bëhet i aftë të shpreh qenien e tij që ekziston në mënyrë individuale.
    Të vetmet cilësi të vërteta njerëzore dhe vendimtare të njeriut janë:
    • Liria dhe gëzimi i të drejtave, që ia siguron shoqëria
    • Aftësia për tu përsosur nëpërmjet ndryshimit
    • Si dhe i të qenit sa human dhe social
    • Ai që kërkon të bëjë diçka për të korrigjuar sjelljen e tij, do të thotë se ka filluar të njohë vetveten.
    • Toleranca e kulturuar është një cilësi e nevojshme, si një provë e hapjes së mendjes për ide psikologjike të reja
    • Ndjenja sociale është barometri i normalitetit të njeriut.
    • Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që i japim vetvetes. Montenji
    2/1. Mënjanimi i emocioneve të fuqishme
    Përcaktimi i konceptit emocion ka qenë një nga dilemat e kohërave në studimet e psikologëve të ndryshëm. Kjo shpjegohet edhe me faktin se psikologë të ndryshëm kanë dhënë përkufizime të ndryshme për emocionet, por gjithsesi është pranuar ideja se ato janë aq dimensionale sa që, nuk mund të shpjegohen vetëm me faktin se “zemra rreh fort” apo “sytë shkëlqejnë”.
    Emocionet, janë pjesë e pandarë e jetës sonë të cilat na shoqërojnë që nga momenti lindjes. Për këtë thuhet se, emocionet janë gjuha jonë e parë. Ato, janë shumë të rëndësishme në jetën tonë, ku gjendje të ndryshme emocionale ndikojnë në mënyrë pozitive ose negative në trupin e njeriut. Shpesh dëgjojmë të thuhet se, pa emocione jeta dhe aktiviteti njerëzor nuk do të kishte kuptim, dhe në fakt besohet të jetë e vërtetë sepse emocionet konsiderohen edhe si faktorë motivues të njeriut që e vënë atë në lëvizje për të reaguar në një mënyrë të caktuar. Në këtë kontekst mund të themi se: Edhe pse emocionet kanë natyrë intime, edhe pse janë më personale se rrobat që ne veshim, është e nevojshme dhe duhet të jemi më të informuar rreth emocioneve dhe gjendjes psikologjike që ne përjetojmë, për të kuptuar më mirë se çfarë ndiejmë dhe se cila është gjendja jonë emocionale? E gjitha kjo do të na ndihmojë për të ruajtur një ekuilibër shpirtëror, si dhe të sigurojmë një përshtatjeje sa më të mirë, të organizmit tonë ndaj këtij stimuluesi.

    Shumëllojshmëria e emocioneve. Ç`janë emocionet?
    Në shkencën e psikologjisë në mënyrë shkencore, emocionet përcaktohen si: një përgjigje apo reagim ndaj një ngacmuesi i cili, shkakton te individi eksitim fiziologjik, ndjenjë subjektive, interpretim kognitiv dhe sjellje të dukshme. Emocionet, janë të shumëllojshme, por dy janë grupet bazë që ato klasifikohen: pozitive dhe negative ose në një formë tjetër, nxitëse ose irrituese, psh. zemërimi mund të veprojnë në dy forma. Mund të ushqejë pasivitetin ose të nxisë veprimtarinë e organizmit. Darvini ka treguar një rast që një person, i përdorte për qëllime të mira ndjenjat negative. Sa herë që ai ndodhej në një gjendjeje lodhjeje të madhe i paaftë për të vazhduar punën, fillonte të shpikte në mendjen e tij zemërata imagjinare që ta inatoste veten dhe të vazhdonte punën. Dhe forma tjetër e klasifikimit është frenuese ose shtypëse. Të gjitha këto ndjenja komplekse që përjetohen veprojnë në organizmin e njeriut. Psh. ndjenjat pozitive si: humori i mirë, pasionet, gëzimet, hareja, entuziazmi, kënaqësitë etj. mobilizojnë energjitë e shtojnë dhe e lehtësojnë punën, veprimtarinë, ndihmojnë për të bërë një mënyrë të mirë jetese. Psh. emocioni i dashurisë ka një efekt kurues në trupin e njeriut. Ajo ndikon dhe çmohet konkretisht në jetë dhe në çastet kritike të njeriut.
    Është vërtetuar se, njerëzit që kanë vuajtur nga kanceri, por që kanë dashuruar, kanë jetuar dy herë më gjatë se kancerozët e tjerë që jetonin vetëm me frikën e vdekjes. Kur jemi gazmorë e të lumtur, kur jemi të dashuruar apo bëjmë me pasion dashuri, dëshira për të jetuar më gjatë është më e madhe dhe jeta merr një vlerë të veçantë. Emocionet pozitive, mund të neutralizojnë veprimin e të ashtu quajturave hormonet e stresit. Është vërtetuar se pesimistët janë të rrezikuar 25% më shumë nga vdekja para se ata të mbushin 65 vjeç. Kurse optimistët nuk e kanë fare këtë rrezik Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Uiskinsit, optimistët kanë në trupin e tyre një nivel më të lartë të qelizave vrasëse të frikës. Kjo aktivizon sistemin imunitar dhe gjithë organet e trupit të njeriut. E kundërta ndodh me emocionet negative. Fatkeqësitë, vuajtjet shpirtërore, neveria etj. ndikojnë për ta frenuar dhe për ta shtypur psikikën. Frika kundërmon një erë të keqe, kurse depresioni i vazhdueshëm të shpie në varr. Merret me mend, sesa e dobëson forcën e trupit frika dhe depresioni, sikurse dhe konfliktet. Njerëzit që kanë përjetuar në fëmijërinë e tyre trauma të rënda shpirtërore, si, vdekjen e ndonjë prindi, apo divorcin e prindërve, përdhunimin etj. janë tepër të ndjeshëm ndaj emocioneve negative dhe streseve.
    3/1.Zhvillimi i tolerancës frustative
    Ka të bëjë me zhvillimin e aftësisë për të përballuar mossuksesin, shkaqet e të cilit nuk duhet t`i kërkojmë vetëm te mjedisi dhe njerëzit që na rrethojnë, por edhe te vetja jonë
    4/1.Të ushtruarit e veprimtarisë që japin kënaqësi
    Nuk mund të vazhdosh të merresh gjithë jetën me një punë që nuk të jep kënaqësi.
    5/1. Të manifestuarit e tolerancës së kulturuar
    Të qenit tolerant, por jo i nënshtruar 
    Sigal