Hera e dytë në pak ditë, gruaja tenton të hidhet nga banesa

330
Sigal

Mesditën e kësaj të premteje një grua në Fier kërcënon se do të hidhet nga ballkoni i një ndërtese disa katëshe.

Burime bëjnë me dije se kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që qytetarja ka kërcënuar me vetëvrasje.

Ndër të tjera mësohet se shkak i këtij vendimi është bërë gjendja e vështirë ekonomike dhe refuzimi i kërkesës për të marrë ndihmë.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po negocion që qytetarja të qetësohet dhe të zbresë nga ballkoni.