Gold AG publikon foton e rrallë nga fëmijëria: Kur isha vetëm 7 vjeç

53

Gold AG është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Ai numëron një sërë këngësh në repertorin e tij, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit edhe për jetën private.

Pak muaj më parë, autori i hitit “Shqiptar” kurorëzoi në martesë dashurinë me partneren e tij, Ermira Shkodra.

Ndërkohë, që kohët e fundit është spekuluar se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithëse nuk dihen detaje të tjera mbi gjininë e fëmijës dhe në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është Ermira.

Së fundmi, reperi është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto kur ka qenë i vogël. Gold AG ka zbuluar se fotoja është realizuar kur ka qenë vetëm 7-vjeç.

“Fotografia për librezën e klasës së parë. 1993”, ka shkruar Gold Ag krahas postimit.

Ndërsa përsa i përket muzikës, projekti më i fundit i reperit mban titullin “Prishtina”, një bashkëpunim me Albina Kelmendin dhe që numëron afro 5 milion klikime në Youtube.