Dritero AGOLLI/ Një vajzë në kabinën time

    505
    Sigal

    (Tregim)

     Me të vërtetë ishte diçka e papritur. Ku ta dija unë se mund të ndodhte kështu? Unë frenova makinën e ngarkuar me trarë. E hapa derën e kabinës dhe i bëra asaj me kokë të hynte. Flokët i ishin lagur, edhe fustani i ishte lagur dhe i ishte ngjitur për trup, se binte shi. Ishte qershor dhe bënte ngrohtë. Në fillim, asaj nuk i fola, bile vetëm dy herë i ktheva sytë mbi flokët dhe kraharorin e saj. Vetëm dy herë; po e vura re se nga këto vështrime ajo u tremb dhe vuri dorën në gjoks si për t’u mbrojtur. Unë thitha cigaren dhe shtrëngova timonin me duart e mia si panxha ariu. Makina ime mori një tatëpjetë. Shikoja shiun që ndriste nga dritat e makinës si fije teli dhe më dukej sikur unë, bashkë me vajzën që kisha në krah, futeshim diku-thellë mes këtyre fijeve të shkëlqyera. Pa kthyer kokën e pyeta:- Ku? – Në qytet.- Mësuese?- Jo, infermiere.- tha ajo. Sytë e mi përsëri tanë në gjoksin e saj dhe nën dritën e llambës së vogël që ndriste nga tavani i kabinës, unë pashë një kraharor të bukur. Ajo prapë e vuri dorën mbi të. “Ka turp!- mendova unë me sarkazëm. E dimë ne , e dimë sa turp kini ju infermieret!” mu duk sikur diçka u trondit lart në karroceri të makinës dhe frenova. Hapa derën dhe dola për të parë, po për fat të mirë, nuk kishte ndodhur asgjë, vetëm një tra kishte lëvizur pak nga vendi. – Ç’ ndodhi? pyeti ajo, kur u ktheva në kabinë.- Fatkeqësi!- gënjeva unë. Ka rrezik të flemë këtu.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf