Dr. Zekri Palushi: Sindroma e urrejtes ndaj simboleve që rrëzuan komunizmin

222
Sigal

Dr. Zekri Palushi, Ish-këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi

“A nuk ju duket edhe ju, se PS-ja, deputetët Basha-dashës, dhe shumë prej analistëve të politikës së majtë në Shqipëri, po përdorin kundra ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berishës, të njëjtin skenar, të fabrikuar nga Soros & Co, zbatuar e pasuruar nga CIA- që demokratët, republikanët e korruptuar dhe media amerikane, e përdorën për 4-5 vjet, kundra presidentit Trump?”

Vetë fjala ‘derangement’, ka shumë kuptime, por unë po ndalohem në atë mjekësor, sindrom-formuese të sajë,-që klinikisht paraqitet në disa forma, -sidoqoftë, në themel të të gjitha formave, shenja kryesore mbetet urrejtja. Kjo urrejtje është aq e madhe, sa dëmton rëndë aftësinë e individit për të menduar apo vepruar në mënyrë logjike, të ballancuar, e të kontrolluar. Shkaktar për shfaqjen e këtij sindromi mund të jenë: përmendja e emrit të një personi, apo një subjekti tjetër të veçantë. Pra, – tashmë të gjithë e dinë, ky sindrom u bë shumë i njohur, -gjatë gjithë presidencës së Trump-it. Kjo ishte aq e dukshme saqë, edhe sikur Trump-i të zbulonte ilaçin kurues të kancerit, asnjë prej këtyre “të sëmurëve”, që vuanin nga ky sindrom, nuk do ta merrte. Urrejtja shkoi deri në atë masë, sa ai,-pra presidenti i Amerikës që ishte zgjedhur me votën e lirë të popullit, u përjashtua përgjithmonë nga Tëitter, ndërkohë që presidenti i Iranit, ISIS, Talibanët, …, edhe sot e kësaj dite, lejohen ta përdorin Twitter, -si platformë! Nuk po ndalem më tepër tek Trump-i, mbasi shumë nga problemet e fabrikuara në dëm të tij, duke përfshirë edhe akuzat për një bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, … etj, etj., po dalin në shesh, por fatkeqësisht, ky sindrom, (Trump Derangement Syndrome), po bëhet endemik edhe në Shqipëri, por në këtë rast do ta quaja, Berisha Derangement Syndrome, nga i cili po vuajnë jo vetëm socialistët, deputetët Basha-dashës, shumë nga analistët politik, por edhe Jakomoni-anja, Yuri Kim, që vazhdon të sillet nëpër Tiranë, me krenarinë e Gëzim Kulufit, (për ata që e mbajnë mend, atë karakter).  

A nuk ju duket edhe ju, se PS-ja, deputetët Basha-dashës, dhe shumë prej analistëve të politikës së majtë në Shqipëri, po përdorin kundra ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, Sali Berishës, të njejtin skenar, -të fabrikuar nga Soros &Co, dhe zbatuar e pasuruar nga CIA- që demokratët, republikanët e korruptuar, dhe media amerikane, e përdorën për 4-5 vjet, kundra presidentit Trump? Siç vihet re, dhe kjo s’do shumë mend për ta kuptuar. Grupi mafioz Soros & Co, ka marrë peng, dhe po përdorë Departamentin e shtetit Amerikan, si një mjet zyrtar, dhe karrem korruptimi e hakmarrje kundra shteteve, dhe individëve të “papërshtatshëm” për politikën e Elitës Globale. Rasti kundra Berishës, marrja peng e qeverisë socialiste, së bashku me “opozitën” e Lulzim Bashës, dhe “paaftësia” e disa prej mediave, dhe komentatorëve politik për ta ekspozuar dhe sfiduar këtë organizatë kriminalo-mafioze Soros-janë, (që në Shqipëri përfaqësohet nga “ambasadorja” Jakomani-forme, Yuri Kim), po shkatërron jo vetëm PD, por me ndihmën e deputetëve “neutral” të Bashës; po shkatërron edhe popullsinë shqiptare, me të gjitha vlerat e saj. Agjenda e tyre nuk mund të avanconte përpara pa eleminimin/neutralizimin e Berishës, -“rrezikshmëria” e të cilit, po vjen duke u keqësuar,- sidomos mbas zgjedhjeve të pjesëshme vendore të 6 marsit. Prandaj, ata janë mobilizuar më shumë se kurrë për t’ia arritur qëllimit të tyre shkatërrues, para se kjo situatë, t’ju dalë plotësisht nga dora. Kjo ishte dhe arsyeja e ndërrimit të strategjisë. Basha u urdhërua të jepte “dorëheqjen”, për t’u zevendësuar me Enkelejd Alibeaj, i cili e filloi fushatën e “bashkimit”, jo vetëm duke mosftuar liderin historik, deputetin Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, por shkoi edhe më tej në budallallëkun e tij, duke e quajtur praninë e Berishës, -si një “atmosferë pushtimi”-! Me veprimet e tij të komanduara, naive, por të qëllimshme, Alibeaj dukshëm ka tradhëtuar jo vetëm kauzën e vet, por edhe shtresën që përfaqësonte! Ai tashmë s’është gjë tjetër veçse “një pjesë e litarit të lënë jashtë” nga Basha.

Ndërsa vetë Basha, jo vetëm që s’kërkon falje për shkatërrimin e PD-së, dhe turpin e poshtërimin që i solli Shqipërisë me idetë e tij “gjeniale” për bunkerizimin e një partie politike në kohë paqe, -por, si gjithmonë, me një arrogance tipike, guxon të kërkojë bashkimin e demokratëve, pa Sali Berishën! Ju kujtoj, se s’është aspak e paarsyeshme të aludohet se edhe infiltrimi i Bashës, në instancat më të larta të PD-së, ka qenë i mirë-paramenduar nga projektuesit Soros-ian, të Shqipërisë! Një deputet tjetër, Alizoti, duke pretenduar “asnjëanësinë”, është në “kërkim” të një kalorësi që mund Ramën” dhe, teorizon se beteja e PD-së, është emocionale, dhe jo politike! Kur e vërteta, është komplet e kundërta, sepse një nga shkaktarët e kësaj krize politike, sigurisht që është edhe vetë Alizoti, apo Ferdinad Xhaferri, etj, që s’ia vlen të komentohen. Megjithatë, këtyre individëve, do t’ju kujtoja se populli, dhe demokratët i kanë votuar jo si “neutral”, gjah-pritës, por si zëdhënës, përfaqësues të tyre, në parlament.
Ndërsa unë do t’ju kujtoja atyre thënjen e Margaret Thatcher: “Standing in the middle of the road is very dangerous, you get knocked down by the traffic from both sides”, (qëndrimi në mes të rrugës është shumë i rrezikshëm, sepse ju mund të aksidentoheni nga trafiku që vjen në të dy anët). Me ç’farë logjike dhe burrnie, mund t’i kërkohet Sali Berishës, tërheqja nga gara e një gare kaq popullore, e shpresëdhënëse, të krijuar me shumë mund, sakrifica, guxim e trimëri, nga ai vetë, -me një mision tepër të qartë, e fisnik, restaurimin e plotë të PD-së, si një opozitë e vërtetë dhe dinjitoze, me vlera conservative kombëtare, si dhe, përmbysjen me votë të narko-shtetit poshtrues? Po kush nuk e kupton qëllimin e kësaj kërkese, ku kërkuesit e së cilës duan që: “me një gurë të vrasin dy zogj”, pra: së bashku me Berishën, të eleminohet edhe Lëvizja e tij. Kjo është një lojë dhelpërake, imorale dhe oportuniste, që tregon paburrni, frikë, nënshtrim, dhe inferioritet, e njëherësh tregon një nënvlerësim të tejskajshëm ndaj demokratëve të bazës. Ata, dukshëm s’kanë ndërmend të bashkohen, apo të bashkojnë, por ama, ata janë në gatishmëri të plotë që të bashkpunojnë dhe të bashkohen me gjithkënd tjetër, (që ka bekimin e governors Jakomoniforme, Yuri Kim), -me kusht që t’u premtohet një kockë në të ardhmen, – apo t’ju premtohet ruajtja e “kockave” të mbledhura që më parë. Ndërsa medias dhe disa analistëve do t’ju kujtoja se në këtë gjendje ku vendi ynë është katandisur, s’është aspak koha për të treguar tifozllik politik, apo preferenca individuale. Kombi ynë, sot më shumë se kurrë ka nevojë për tifozllikun tuaj PATRIOTIK, në mbështetje të interesave kombëtare. Prandaj, diaspora shqiptare e Australisë, me një përulje e respekt të thellë, ju lutet që në këtë rast, (të injoroni karaktere të tipit Milaim Zeka, Baton Haxhiu, Frrok Çupi etj, qëllimi i të cilëve mund të jetë gjithçka tjetër, por kurr-se-si, në interes të Shqipërisë, dhe kombit tonë). Ti thirrni ndërgjegjes suaj profesionale dhe intelektuale, për të dalë në krahun e popullit, dhe të individëve patriot, që duan ndryshimin e vërtetë të Shqipërisë. Pretekstet që po përdoren kundra Berishës, janë inatçore, hakmarrëse, krejt naive, të mbushura me shpifje, e urrejtje, dhe aspak të sofistikuara. Gjithkush i ka kuptuar që në fillim, dhe të gjithë e dinë burimin e tyre Soros-ian. Çuditërisht edhe, pse shumë gjëra tashmë dihen,-e ç’do ditë fakte të tjera po zbardhen, në lidhje me manipulimet e Departamentit të Shtetit Amerikan,-nën drejtimin e “Demokratëve socialist”, nga më të korruptuarit në historinë e SHBA, dihen mirë lidhjet e tij me Soros, e po kështu, dihen mjaft mirë aktivitetet intensive, antidemokratike të Soros-it, dhe shoqatave të tij, prap-se-prapë, media dhe dashakeqësit e demokracisë së brishtë shqiptare, nën udhëheqjen e “governores” Kim, duan të ushtrojnë presion, dhe kërcnim tek demokratët dhe populli, duke ju imponuar zgjedhjet e tyre, “në të mirë të Shqipërisë”!
S’bëj aspak gabim t’ju them se qeveritë e sotme, si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë, janë njësoj të korruptuara, dhe në mbështetje të plotë ndaj njëra-tjetrës. Mbështetur në llogjikë, do të thoja se: një njeri i ndershëm, dhe i mirë-balancuar, tani-për-tani, kurrë s’do të avokatizonte një miqësi të kësaj natyre, poshtëruese, e nënvlerësuese, me shtetin e sotëm Amerikan, e aq më tepër ta përdorë “përkrahjen” e kësaj “miqësie” si një kusht politik, në favor të qeverisjes katastrofike socialiste, që në bashkëpunim me Bashën dhe rudimentet e tij, po shkatërrojnë Shqipërinë, dhe atë ç’farë ka mbetur nga demokracia e vitit 1991! Nëse këto fakte dihen nga media, (dhe me siguri që dihen), atëhere, s’besoj që analistët, apo kushdo tjetër, t’i injorojnë këto fakte. Në këtë kontekst, përdorimi i termit “non-grata”, -si një mjet kërcënimi kundra Sali Berishës, (opozitës së vërtetë), në favor të korrupsionit sorosian, Shqiptaro-Amerikan, është i turpshëm, dhe mëse i qëllimshëm. Mos harroni se lufta kryesore sot duhet të përqendrohet jo në shkatërrimin e opozitës, por në rrëzimin e qeverisjes narko-shtetjane, prej së cilës s’do të shpëtojë askush. Socialistët s’janë gjë tjetër veçse vazhdimësi e atyre që sipas ish-hetuesit të përgjithshëm Qemal Lame, në vitin 1982, -22.4% e popullsisë ishte e dënuar në burgje, (pra afërsisht, -një në katër shqiptar, ishte i dënuar). Përkufizimin më të plotë për socialistët e përmbledh thënja e Hrushovit: “Socialists are communists ëithout guts”, (socialistët janë komunistë frikacakë, të pa zemër).

A nuk ju duket qesharake dhe paradoksale, thënja e ministres Elisa Spiropali? –“Berisha, sovjetiku i fundit”, kur të gjithë e dimë se Spiropali me kolegët e saj, s’janë gjë tjetër veçse pasardhës të klyshëve sovjetikë, që në respekt dhe servilizëm ndaj Stalinit, sakrifikuan mijëra jetë shqiptarësh. Me këtë rast, -natyrshëm del një pyetje për Zj. Spiropali: “nëse Berisha për të është sovjetiku i fundit, atëherë, a duhet që ndjekësit e tij, (që ndoshta jo pak prej tyre, me-ose pa-dashje, mund të kenë votuar për Spiropalin), të quhen bolshevik nga ana e saj? Po aq qesharake dhe paradoksale tingëllon edhe deklarata e ish-presidentit Alfred Moisiu , kur thotë se Berishën “e ndjek pjesa më e pakulturuar e popullit”, dhe thellon “neutralitetin e tij presidencial” duke parashikuar “fundin e dynjasë, nëse vjen Berisha në pushtet”, kur dihet se Z. Moisiu u bë president i Republikës, me votën dhe përkrahjen e Berishës, dhe u respektua si president, jo vetëm nga socialistët, por edhe demokratët, përfshi edhe “ndjekësit e pakulturuar” të Berishës. M’u desh t’i përmend këto dy raste, për të ilustruar sado-pak, ata ç’farë shkurtimisht thashë më sipër për komunisto-socialistët, që në “emër të popullit”, shfaqin një urrejtje pathologjike për të. Të dashur bashkatdhetarë; Ju, shumë më mirë se unë, dini që Shqipëria, prej 8-9 vjetësh, po përjeton, dhe vuan rregjimin e një shteti fashisto-komunist, nën kupolën e oligarkut ma të rrezikshëm në botë, G. Soros.

Kjo situatë jetë-a-vdekje, kurrësesi nuk mund të presë zgjedhjet e 2025. Shqipëria jonë, ndodhet në reanimacion, -në prag të një arresti kardiak, -duke shpresuar se dikush do ta defibrilojë, për ta sjellur në jetë. “Defibrilatori” më i mirë jeni ju, -dhe duart e afta të Berishës, -i cili ka provuar edhe më pare që e zotëron plotësisht këtë “procedurë” jetë-shpëtuese, me një efikasitet të jashtëzakonshëm, prandaj besojani atij, dhe vetëm atij: ndryshe dështimi është i sigurtë. Po e mbyll këtë shkrim, me një citim nga shkrimtarja e njohur amerikane, me origjinë ukrahinase,-Ariel Durant, (1898-1961), -“A great civilization is not conquered from without until it has destroyed itself from within,” -që afërsisht do ta interpertoja kështu: civilizimin e një vendi nuk mund ta sundojnë, apo shkatërrojnë nga jashtë, po qe se ai, se shkatërron vehten nga brenda.