Çfarë duhet të dini për ditën më depresive të vitit

37
Sigal

Ju thamë që 15 janari njihet si dita më depresive e vitit? Ok, është një marifet marketingu, por megjithatë njerëzit vazhdojnë të flasin për të hënën e tretë të janarit.

Ndoshta sepse lidhet me diçka që shumë njerëz e ndiejnë. Mund të jetë një simptomë e një gjendjeje të vërtetë mjekësore që njihet si çrregullim afektiv sezonal (SAD). Gjatë kësaj kohe, ju mund të keni ndjenja trishtimi dhe të ndiheni melankolikë. Mund të përjetoni ndjenjë depresioni ose pakënaqësie të thellë që lidhet me përjetimin e të ftohtit apo ndryshimin e kohës.

Nëse çdo dimër ju përsëritet e njëjta situatë, po sikur këtë vit të merrni ca masa paraprake? Ja disa gjëra të thjeshta, të cilat mund t’i bëni që tani, në mënyrë që dimrin ta kaloni sa më mirë:

#1 – Bëni një plan për të qenë social: Planifikoni javë dhe muaj para, takime të ndryshme me miq. Kjo mund të nënkuptojë edhe një natë me lojëra në shtëpi, një mbrëmje në kinema etj. Cfarëdo që të bëni, thjesht sigurohuni që të mos humbisni kontaktin me njerëzit.

#2 – Stërvitje në shtëpi: Ju që jeni mësuar të stërviteni jashtë, të bëni ecje apo vrap, fakti që tani po bëhet ftohtë nuk ju justifikon. Ka një sërë mënyrash për t’u stërvitur në shtëpi, madje edhe pa asnjë pajisje. Mjafton të bëni një kërkim të thjeshtë në YouTube, artikujt e Anabel.al etj.

#3 – Krijoni një listë të gjërave të reja që dëshironi të provoni: Provoni të bëni një listë të të gjitha aktiviteteve që dëshironi të eksploroni këtë dimër. Të bëni diçka të re, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin mendor!

#4 – Këshillim me një terapist: Përveç seanca me një psikolog, edhe meditimi, yoga, një gjumë i rregullt etj., do t’ju ndihmojnë që ta kaloni më lehtë këtë periudhë.

#5 – Qëndroni ngrohtë gjatë ditëve të ftohta: Kjo mund të zvogëlojë simptomat e SAD. Të paturit ftohtë, mund të ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore, duke ju bërë të ndiheni më nervoz.

– Lërini rrezet e diellit të hyjnë gjatë ditës për të ngrohur shtëpinë.
– Pini çajra të ngrohtë.
– Mbani perdet mbyllur natën.
– Mbuloni dyshemenë me tapetë komod dhe mbulohuni mirë gjatë natës.

#6 – Përmbajuni një rutine gjumi të shëndetshme: Të qëndrosh në shtratin e ngrohtë mund të duket si zgjidhja perfekte, por ekspertët sugjerojnë të mos e ndryshoni rutinën tuaj, ose ta ndryshoni vetëm për ta përmirësuar atë.

#7 – Terapia e dritës: Rrezet e diellit janë një nga mënyra më të rëndësishme për të luftuar “mërzinë e dimrit”.

#8 – Përdorni vitamina: Shkaku i gjendjes tuaj shpirtërore të paqëndrueshme ose rraskapitjes, fare mirë mund të jetë një mungesë e vitaminës. Trupi juaj ka nevojë për vitaminat dhe lëndët ushqyese të nevojshme për të patur shëndet të qëndrueshëm.