Bankat ndërkombëtare paralajmërojnë largimin nga Shqipëria, klientët shqiptarë mbylljen e llogarive

278
Sigal

Engjëll Musai

Drejtor i ‘Telegraf’

Ironia dhe trillimi u konstatua në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me drejtuesit e bankave, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri për shërbimet online, i shoqëruar nga Guvernatori Sejko, që në fillim të fjalës së tij, u rrëfeu bankierëve, a thua se ishte me ministren Manastirliu në spitalet obsetro-gjinekologjike, duke u treguar bankierëve se dhimbja për kredinë është njëlloj si  dhimbjet e lindjes së nënave. Nuk po e zgjasim dashamirësinë e tij për gratë dhe nënat, por besoj se ky krahasim ishte një lajthitje në objektiv, aq sa la të çuditur edhe vetë bankierët e thirrur nga kryeministri, çka u vu re prej tij kur u tërhoq nga ky krahasim, duke u munduar ta “rregullonte” duke thënë se unë nuk i kam provuar dhimbjet ?! Qëllimi i këtij takimi nga ana e kreut të qeverisë kishte të bënte me ofertën e këtij të fundit, që sistemi banker të përdorte si  server E-Albania. E ndërkohë që Rama fliste për shpejtësinë e veprimeve dhe sigurinë, platforma e AKSHI-t, E-albania ishte jashtë jashtë shërbimit. Por kryeministri u përballë edhe me analizën logjike dhe profesionale të atyre që kanë paratë, apo kanë dalë garant për paratë e bizneseve, qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendase.Po si mundet që një kërkesë kaq e papërgjegjëshme t’u bëhej bankave, pavarësisht heshtjes së turpshme dhe tinzare të Guvernatorit të pranishëm, kur masakra me vjedhjen e të dhënave personale të pagave, tatimeve dhe automjeteve, sot po përdoret si rast unikal kudo në botë?!  Rama u thotë Bankave aplikoni, që aktivitetet tuaj të kalojnë nëpërmjet platformës  E-albania. Pra Bankat t’ja lënë në dorë të patronazhistëve të dhënat e qytetarëve , pasurinë e tyre dhe pasurinë e Bankës. Pra militantët e partisë pasi grabitën Shqipërinë  të marrin edhe paratë e qytetarëve , por edhe të vetë oligarkëve të pasuruar nga PPP e qeverisë. Mesa duket Soros dhe levat e tij në Tiranë pasi po grabisin Naftën. Minierat, Portet, Aeroportet, Vlerat Muzeale, Kalatë, Ujin, Bregdetin, HEC-et, Bukën etj., kërkon të marrë edhe paratë kesh. AKSH-i pasi i shpartallojë të dhënat, i nxori në rrugë të madhe, ua dha në dorë bandave, krimineleve, po kërkon të grabis edhe bankat ?!  Kjo është çmenduri ! Dhe reagimi nuk ka munguar, pasi kompanitë qëndrore europiane dhe botërore sipas burimeve konfidenciale, kanë nisur reagimet e fuqishme duke orientuar avokatët për largimin e tyre dhe përgatitjen për në gjykatat ndërkombëtare , dhe klientët përgatiten të tërheqin paratë. Bankat i kërkojnë Ramës, që na duhet marrëveshje mes palëve për pagesat, pra midis Bankës dhe entit që ofron shërbimin, kurse  Rama flet ‘kodra pas bregut’, bashkë drejtoreshën e AKSH-it që duhej të ishte futur në burg. Një ditë do të shkojë drejt burgut  për shitjen e të dhënave të institucionit. Këta ‘dy zonja’ se edhe veten e futi tek zonjat, kërkon me çdo kusht të fus kthetrat dhe të marrin të dhënat e bankave dhe drejtimin e tyre.