“0,95 euro nafta në Gjermani – 1,3 euro në Shqipëri”/ Berisha: Skandaloze

801
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan skandaloz faktin se në Shqipëri, çmimi i naftës është më i lartë se në Gjermani.

Në një postim në FB, ai sjell fotot që tregojnë se në Gjermani, çmimi i naftës është 0,95 euro për litër, ndërsa në vendin tonë çmimi është më i shtrenjtë.

“Skandaloze! 0,95 euro Nafta sot ne Gjermani. 1,3 euro nafta ne Shqiperi! Paga mesatare ne Gjermani-3770 euro. Paga mesatare ne Shqiperi-350 euro. Nafta ne Shqiperi 33% me e shtrenjte se sa ne Gjermani. Kurse po te kemi parasysh se paga mesatare ne Gjermani eshte 10 here me e larte se ne Shqiperi, gjermani harxhon per liter nafte 14 here me pak se sa shqiptari ne proporcion me rrogen mujore. Ky eshte narkoshteti i Edvin Hajdutit”, shprehet Berisha.