Ergys Alushi/Monica të keqen…

467
Sigal

Përlindja e Shqipërisë

Lëre, lëre…

hall i madh a të keqen…

Po në gjithë këtë vapë e gjete që të hekurosësh…

vapë e madhe a të keqen…

pak nga koha…

pak nga listat…

Si the ?…

I duan këmishët të hekurosura kandidatët?

Po cili më shumë nga ata a të keqen?…

Koçua!…

Ai që të tha se e do shumë Vlorën…

Hall i madh a të keqen…

Ka plasur keq sherri…

Se kush e do më shumë Vlorën…

Koçua apo Patozi?

Por nuk mbaron me kaq…

Edhe shoqja Vali pretendon se e do më shumë Vlorën se të gjithë…

Po ke parë t’i që edhe Luiza e do shumë Vlorën aq sa do të luaj një film për Vlorën dhe femrat e Vlorës, të cilat janë aq shumë të zonja ndaj edhe ajo nuk i lë të kandidojnë para saj në listë…

Lëre, lëre…

Pa kur ta do Vlorën edhe Andrea…

Lëre pastaj ky Shuaipi apo Shemja që e duan shumë fare…

Si the? Po hekuros këmishën e Arben Ristanit…

Hallall…!

Ai e do Vlorën më shumë se gjithë të tjerët…

aq më tepër që në Vlorë është i pari në listë Rama…

ky Ristani do çdo gjë që do Rama…

do Rama votën, votën do shumë edhe Ristani…

do Rama të shikoj votën, ia tregon Ristani si dhe kur të dojë…

ia tregoi buzë lumit, tani do t’ia tregojë edhe buzë detit…

do Rama Vlorën, Vlorën do edhe Ristani…

Monica të keqen…

Lëre hekurin a të keqen…

lëre mos u lodh…

nuk kanë nevojë për shumë këmisha këta kandidatët…

e për çfarë t’i duan…

radhë do të vijnë në Vlorë…

E për çfarë do të vijnë…?

Për të bërë fushatë!

e çfarë do të thonë për Vlorën!

që është e bukur, trime, heroike, e pavarësisë, e ndryshimit, e ullinjve, e portokalleve, e…

bla bla bla…

Lëre atë hekur a të keqen…

Nuk kanë nevojë për hekur ata…

ne e duam një hekur kokës, jo ata…