Alda Mema: Femrat shqiptare janë të kujdesshme dhe perfekte me pamjen e tyre

736
Sigal

PERSONAZH/ Flet estetistja dhe parukjerja Alda Mema: Nuset shqiptare e respektojnë në maksimum ritin e dasmës

Ajo e dashuron profesionin, por është dhe gjithmonë në kërkim të zhvillimeve të reja në profesion. Me korrektësinë, thjeshtësinë ajo ka fituar respektin e shumë femrave. Ka zbukuruar qindra femra në ditët e dasmave, por edhe në ditë të tjera festash. Ajo e lidh flokun e shëndetshëm, edhe me ushqimin, sipas saj, gjithmonë, duhet të jemi vigjilentë në përzgjedhjen e dietës ushqimore. Gjendja e flokut dhe e lëkurës varet drejtpërsëdrejti nga ajo çka ne hamë. Përveç ushqimit, rëndësi duhet t’i jepet edhe përdorimit të produkteve të përshtatshme me llojin e lëkurës dhe flokut.

– Si e kaluat verën dhe a mendoni se ky vit kishte ndryshime nga vitet e tjera ?

 1) Vera, si çdo vit, ka qenë tejet e ngarkuar. Dihet që kjo është periudha në të cilën njerëzit përpiqen të shfrytëzojnë çdo orë të ditës. Femrat kujdesen për çdo detaj të feminilitetit të tyre.

  –  Cilat ishin preferencat e kësaj vere për femrat, por edhe për meshkujt?

 Stilimi i flokëve ka mbizotëruar në tendencat e kësaj vere. Preferencat e lukut mashkullor kanë qenë një imazh i pastër, prerje shkurt dhe sigurisht në përputhje me individualitetin e gjithsecilit.

3- A ndikon  i nxehti, uji i detit dhe pishinave te flokët, lëkura? Si mund të riparojmë  dëmtimet nëse ato janë shfaqur?

 Siç e kemi thënë dhe tek intervista e mëposhtme duhet të tregohemi, shumë të kujdesshëm ndaj rrezeve të diellit, ujit të detit dhe të pishinës. Këta janë faktorët kryesorë pse pushuesit, menjëherë, pas përfundimit të stinës së verës i drejtohen qendrës estetike në kërkim të trajtimit të duhur. Dihet që ekspozimi ndaj diellit e dëmton dhe e than lëkurën e trupit dhe të fytyrës, për këtë këshillohet përdorimi i kremrave hidratues dhe regjenerues dhe regjenerues. Ndërsa për flokët këshillohet një prerje dhe trajtimi me ampula, shampo dhe maska sipas problematikës së shfaqur dhe llojit të flokut.

 – Aktualisht vera po ikën dhe po troket vjeshta. Çfarë modeli sugjeroni për flokët, veshjen dhe kombinimin e tyre?

  Njerëzit në varësi të stinës dhe okazionit, ndërrojnë dhe përshtatin mënyrën e të veshurit dhe modelit të flokëve.

  – Po për nuset, dasmat e të cilave tani në shtator janë të shumta, cili është modeli më i përshtatshëm?

Në lidhje me nuset, asnjëherë, nuk mund të nisemi vetëm nga tendencat e stinës. Gjithçka e lidhur me flokët, tualetin dhe aksesorët do të jetë me përshtatje të strukturës, trupore, fustanit të zgjedhur, nxjerrjes në pah të tipareve të veçanta dhe mbulimit të ndonjë defekti.

 – Mendoni se duhet të ketë një diferencim mes moshave të adoleshencës, të rejave dhe moshës së dytë?

 Në varësi të moshës ndryshojnë preferencat, duke ndryshuar preferencat ndryshojnë dhe tendencat.

 – Jeni pro apo kundër përdorimit të  bojërave dhe lëndëve me përbërje kimike për ngjyrosjen e flokëve?

Në varësi të llojit të flokut përshtatet edhe këshilla profesionale. Ka disa tipe flokësh që e kanë të domosdoshme lyerjen periodike të tyre. Si profesioniste këshilloj përzgjedhjen e produkteve me përqindjen më të ulët të lëndëve kimike.

-Jeni për flokun e gjatë apo të shkurtër?

Prerja është shumë personale. Duhet gjithmonë të respektojmë karakterin, moshën dhe formën e fytyrës.

 – Mes tualetit të fytyrës dhe flokëve, a duhet të ketë një raport të caktuar dhe cili mund të jetë ai? (bëhet fjalë për lëkurën me ngjyra, mosha, rrudha, e bardhë, zeshkane etj..)

Sigurisht që, grimi dhe modeli i flokëve duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë. Në varësi të ngjyrës, llojit dhe moshës së lëkurës do të përzgjedhim numrin përkatës të make up-it, dritëhijes, ruzhit dhe buzëkuqit.

 – A ndikojnë ushqimet në mirërritjen e flokëve dhe estetikën e fytyrës. Sa ndikojnë shampot dhe kremrat për flokët dhe lëkurën?

Gjithmonë, duhet të jemi vigjilentë në përzgjedhjen e dietës ushqimore. Gjendja e flokut dhe e lëkurës varet drejtpërsëdrejti nga ajo çka ne hamë. Përveç ushqimit, rëndësi duhet t’i jepet edhe përdorimit të produkteve të përshtatshme me llojin e lëkurës dhe flokut.

Myrteza Mara