Kanada/Procedurat, mënyrat e aplikimit për studime

1451
Sigal

Kanada/ Studimet pasuniversitare mund të kryhen në institucione private apo shtetërore, të cilat mund të jenë të njohura ose të licencuara nga qeveria

Procedurat, mënyrat e aplikimit, për studime pasuniversitare

 Arsimi ne Kanada

1- Sistemi i arsimimit

Akti konstitucional i Kanadasë, i vitit 1867, u jep provincave ekskluzivitetin në juridiksionin arsimor.

Legjislaturat provinciale dhe territoriale kanë krijuar strukturat dhe institucionet e tyre të edukimit, duke krijuar 13 sisteme arsimimi me disa ngjashmëri dhe ndryshime.

Përgjegjësitë në lidhje me arsimin i është ngarkuar me legjislacion departamenteve të Ministrisë së Arsimit.

Duhet thënë se shumë agjenci publike apo private krijojnë mundësi të ndryshme për këshillim, kërkim dhe informacion mbi arsimin

 

2.- Strukturat

Strukturat bazë të sistemit arsimor provincial apo territorial janë të ngjashme. Secila ka 3 ndarje: a)Fillore, b)E mesme, c)E lartë, megjithatë gradat ku çdo nivel fillon dhe mbaron, ndryshojnë.

Cikli i shkollës fillore dhe të mesme shkon deri më 12 vjet, duke përjashtuar Kebekun ku këto dy faza zgjasin 11 vjet.

Shkolla e lartë mund të kryhet në institucione private apo shtetërore, të cilat mund të jenë të njohura, të regjistruara ose të licencuara nga qeveria, ose mund të mos jenë të ligjshme. Këto universitete lëshojnë, grada, diploma, certifikata të ndryshme, kjo në varësi të natyrës apo llojit të institucioneve ose kohëzgjatjes së programeve.

3- Statistika të studentëve në përgjithësi

Më shumë se 1.2 milion kanadezë (dhe të huaj), janë të regjistruar në sistemin me kohë të pjesshme ose të plotë në universitete dhe kolegje të ndryshme.

Në vitin 2002 është raportuar se rreth 684.000 studentë ndjekin sistemin me kohë të plotë dhe 271.000 mijë studentë ndjekin atë me kohë të pjesshme në universitetet e Kanadasë.

Ndërsa për sa i përket kolegjeve, rreth 2,5 milionë studentë janë të regjistruar në këto kolegje nga të cilët 900.000 mijë janë me kohë të plotë dhe pjesa tjetër me kohë të pjesshme.

 

4- Programet

Dihet se tashmë në Kanada si në çdo shtet të zhvilluar të botës, gradat që ofrohen janë në 3 nivele:

a)-diplomë,

b)-master,

c)-doktoraturë.

Në përgjithësi, ka universitete që ofrojnë diploma dhe certifikata, të cilat kërkojnë jo më shumë se 1 ose 2 vjet studime në një disiplinë të caktuar. Megjithatë këto programe ndryshojnë shumë nga një institucion në tjetrin si dhe nga një provincë në tjetrën.

Një diplomë e klasit të parë ose e thjeshtë zakonisht kërkon jo më shumë se 3 ose 4 vjet studim, kjo në varësi të provincave ose programit nëse është i përgjithshëm ose i specializuar.

Masteri kërkon jo më shumë se 2 vjet pasi të kesh marrë diplomën e thjeshtë. Ndërsa për sa i përket doktoraturës, ajo kërkon 3 deri në 5 vjet studim dhe kërkim, të cilat janë kërkesat normale për një doktoraturë.

Disa profesione si: mjekësia, avokatia, mësuesia, punët sociale etj. kërkojnë rreptësisht pasjen e një licence që të ushtrosh profesionin.

 

5- Pse të studiosh në Kanada?

Arsyet janë:

  1. Arsimim i njohur në mbarë botën,
  2. I vlerësuar, i suksesshëm,
  3. Komb dygjuhësh,
  4. Kulturë e gjerë, dhe mikpritëse,
  5. Një vend i sigurt për të studiuar,
  6. Mundësi punësimi etj.

 

UNIVERSITETET NË KANADA

 

1- UNIVERSITETI I TORONTOS.

Universiteti i Torontos u themelua si kolegj në vitin 1827 dhe është zhvilluar vazhdimisht duke u kthyer në një institucion gjigant të edukimit. Tashmë ai përbëhet nga tre godina: Scarborough, Erindale dhe St.George. Ky universitet është institucioni më i rëndësishëm i Kanadasë, i cili ka fituar një reputacion ndërkombëtar për kërkimet e tij. Universiteti i Torontos ka në përbërje të tij studentë e të punësuar dhe ofron një mori kursesh cilësore, më të mirat nga gjithë universitetet e tjera të Kanadasë. Fakulteti i Arteve dhe Shkencave përbën zemrën e universitetit, si dhe numrin më të madh të studentëve. Edukimi i studentëve në profesionet e tyre ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e roleve të universitetit. Insistimi i stafit të universitetit në rëndësinë e kërkimeve në të gjitha disiplinat e kanë bërë atë qendrën më të madhe të diplomimit në Kanada. Në fusha të ndryshme ai ka nxjerrë pjesën më të madhe të doktoraturave kombëtare. Cilësia dhe shkallët e programeve si: diplomë e klasit të parë, diplomë normale dhe diplomë profesionale, tërheqin studentët në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për të mbështetur mësimdhënien dhe kërkimin, Universiteti ka krijuar një librari e cila është konsideruar si më e madhja në Kanada dhe jo vetëm kaq, por dhe më e mira në botë. Në ambientet e tij ka shumë laboratorë dhe pajisje që ndihmojnë procesin e kërkimit, të cilat përdoren jo vetëm nga Universiteti i Torontos, por edhe nga anëtarë të universiteteve të tjera kanadeze.