Vilat qeveritare, miliona lekë tendera për luksin e “ shtëpive të pushimit”

573
Sigal

Ndërkohë që vendi është në krizë, banorët po flenë çadra dhe qytetarët nuk kanë para për të përballuar covid-19, qeveria shpenzon miliona lëkë nga taksat e qytetarve për televizor 50 polësh, shtrydhëse frutash, tharse rrobash, rrahëse elektrike për vezët etj. për vilat e pushimit. Ja vendimi

 

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bleu pajisje për të përgatitur peshk dhe karkaleca. Ndërkohë, para pak ditësh, e njëjta drejtori ka hapur një tjetër tender për të blerë televizorë, fshesa me korent apo shtrydhëse frurash nga më të mirat në treg. Me një fond prej 15 mijë eurosh nag taksat e qytetarëve.

 

Luksi i pushtetarëve nuk njeh kufij! Pasi restauruan dhe mobiluan në mënyrë bashkëkohore ‘shtëpitë e pushimit’, tashmë mendojnë edhe për detajet më të vogla. Pak kohë më parë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare bleu pajisje për të përgatitur peshk dhe karkaleca. Ndërkohë, para pak ditësh, e njëjta drejtori ka hapur një tjetër tender për të blerë televizorë, fshesa me korent apo shtrydhëse frurash nga më të mirat në treg. Me një fond prej 15 mijë eurosh, nga taksat tona, kjo drejtori po kërkon të blejë televizorë 40, 43 dhe 50 polësh për dhomat e Shtëpive të Pushimit.

 

Në dokumentet e këtij tenderi, ku ajo që vihet re është se këto pajisje elektronike janë pikërisht për drejtuesit e shtetit, presidenti, kryeministri, apo ministra, që pushojnë në këto ‘shtëpi pushimi’.

Tenderi i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare ka si objekt “pajisje dhe materiale elektroshtëpiake për vitin 2021”. Fondi është rreth 1.733.656 lekë, ose rreth 15 mijë euro bashkë me TVSH. Megjithëse është një tender mbi 8 milionë lekë të vjetra, sërish afati kohor për ekzekutimin është vetëm 10 ditë. Megjithatë, ajo që bie në sy janë kërkesat e kësaj drejtorie për të blerë pajisje elektronike.

Sipas dokumenteve janë disa televizorë, fshesa me korent apo edhe shtrydhëse frutash që kërkojnë shtetarët gjatë qëndrimit në këto Shtëpi Pushimi.

Po le të analizojmë se çfarë pajisje luksi kërkojnë më saktësi. Drejtoria kërkon plot 9 tharëse flokësh me përqëndrues ajri, me 6 nivele temperature dhe shpejtësie si dhe me buton për ajër të ftohtë. Kërkojnë 3 hekur me kaldajë, me fuqi 2100 Ë, 1.8 litra depozita. Gjithashtu kërkojnë fshesë me korent e vogël dore, me depozitë plastike, fuqia e motorit 14.4 V me filtër që lahet, pa kordon dhe me peshë 1.2 kg. Nëse këto pajisje mund të jenë të domosdoshme, të kalojmë më tejsipas Boldneës.

Për Shtëpitë e Pushimit kërkojnë 3 copë telëvizorë dhome 40 inch me të dhëna; me panel QLED, 4K, mega kontrast, smart TV, ëireless me DVB T2.

Më pas kërkojnë 7 televizorë dhome 43 inch, ultra HD 4K, smart TV. Ndërkohë, qershia mbi tortë është kërkesa për të blerë 4 copë televizorë 50 inch. “Kërkojmë televizorë smart TV, me bluetooth, ëireless, USB, Ethernet, HDMI 3, definicioni Ultra HD 4K (3840×2160), marrësi DVB: T2/C/S2” thuhet në specifikimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Më tej do të blejnë 2 copë frulator, 4 blender profesional, me fuqi 700 w, kapaciteti 1.5 litra dhe pjesë që mund të lahen në lavastovilje, me tas me material plastik. Kërkojnë 3 copë hekur për hekurosje me avull, 3 shtrydhëse frutash që duhet të jenë “shtrydhëse për kokrrën e plotë të frutit”. Gjithashtu edhe 1 tharëse rrobash dhe e fundit 2 rrahëse elektrike veze. Të gjitha, me paratë tona, për shtetarët që pushojnë në këto Shtëpi Pushimi.