Viero: Bizneset e reja nga e hëna do të rregjistrohen nga noterët

647
Prej ditës së hënë noterët do të kenë edhe një detyrë të re, atë të regjistrimit online të bizneseve të reja. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero e cila prezantoi edhe marrëveshjen e arritur ndërsa theksoi se kjo strategji do të shkurtojë kohën e regjistrimit dhe kohën e pritjes së biznesmenëve në sportelet e QKR.
“Të gjithë ata qe duan të regjistrohen për herë të parë nga e hëna mund t’i drejtohen zyrave të noterëve të cilët do të mund t’i regjistrojnë dhe ndihmojnë biznesmenët e rinj deri në marrjen e përgjigjes.”- tha Vjero, ndërsa shtoi se regjistrimi Online është po aq i vlefshëm sa ai në zyrë.
Sipas saj kjo vjen për shkak të fluksit të madh të regjistrimeve të reja, 2700 prej të cilave vetëm në 15 ditët e para të shtatorit.
“Për 9 muaj e parë deri më tani kemi 23.000 regjistrime të reja. Për periudhën Korrik-shtator janë 15.000 biznese të reja, ndërsa në 15 ditët e para të shtatorit janë bërë 2700 regjistrime”- tha Vjero 
Sigal