Urreni punën tuaj, po nuk dini çfarë tjetër mund të bëni?

307
Sigal

Përdorni hartën e krijuar nga dy profesorët e Stanford

Gjëja e vetme e keqe kur urreni punën tuaj është se nuk mund ta lini atë, pasi nuk e dini se çfarë punë tjetër – nëse ekziston – ju bën më të lumtur.

Bill Burnett dhe Dave Evans e cilësojnë “grackë” këtë dilemë të zakontë. Mënyra më e mirë – thonë ata – është të krijoni një hartë mendore.

Burnett dhe Evans zhvillojnë një kurs të quajtur “Designing Your Life” në Universitetin e Stanford-it. Në vitin 2016, ata publikuan një libër me të njëjtin emër, ku shpjegojnë se si mund të krijoni një hartë mendore dhe se pse ajo funksionon.

Si të veproni:

Hapi 1 – Zgjidhni një temë

Zgjidhni diçka që ju jep kënaqësi (nëse keni mbajtur ndonjë ditar ose çfarëdo liste të përgjegjësive në punë që ju pëlqejnë, zgjidhni një prej tyre).

Hapi 2 – Shkruani pesë ose gjashtë gjëra që lidhen me këtë temë

Shkruani gjënë e parë që ju vjen ndër mend për të krijuar një rreth fjalësh. Përsëriteni këtë proces të lidhjes së fjalëve dhe vazhdoni deri sa të formoni tre rrathë me fjalë. Jepini vetes maksimumi 5 minuta kohë për të përfunduar dy hapat e parë.

Hapi 3 – bëni lidhje dytësore

Theksoni disa fjalë të rrethit të jashtëm, të cilat mendoni se janë të rëndësishme. Përpiquni t’i bashkoni ato në ide të reja.

Ky është aspekti i hartës mendore të plotë

Siç mund të shihni, disa seri fjalësh nuk ju çojnë asgjëkundi. Por nëse bëni bashkë fjalët e rrethuara“English class” (mësuese e gjuhës angleze), “actress” (aktore), “grade school” (shkolla e mesme) e “tweens” (vajza të moshës 9 – 14 vjeç) rezultati është … mësuese teatri në shkollën e mesme.

Ndoshta, personi që ka krijuar këtë hartë mendore (hipotetike) ndërkohë që bën punën e tij, mund edhe të shkruajë pjesë teatrore për një publik adoleshentësh. Mundësitë janë të pafundme.

Burnett dhe Evans shkruajnë se hartat mendore mbështeten mbi dy parime kryesore të të menduarit projektues.
“Zgjidhni më mirë kur keni shumë ide mes të cilave mund të zgjidhni” dhe “Nuk zgjidhni kurrë zgjedhjen e parë që ju vjen ndër mend për çfarëdo lloj problemi”.

Me pak fjalë, nëse keni një ide “shkëndijë” – duhet të bëj Paragliding si profesion – ndërkohë që jeni të ulur në tryezën e punës, me shumë gjasa nuk është ajo që doni të bëni në të vërtetë. Merrni pak kohë dhe jini më kreativë; me siguri do të mendoni diçka më të mirë.

Burnett e Evans citojnë David Kelley, themeluesin e shkollës së dizajnit:“Shpesh duhet të merrni në konsideratë idetë më të çuditshme para se të arrini tek ato më të realizueshme”. Mos kini frikë nga idetë e çmendura. Mund të jetë një pikë e rëndësishme drejt diçkaje praktike dhe të re.

*Shana Lebowitz
Business Insider